Rikthehet “ Dancing with the stars”

Rikthehet “ Dancing with the stars”
Së shpejti do të rikthehet në ekranin e Vizion Plus formati i njohur “Dancing with Stars”. Ky do të jetë viti i tretë i realizimit të këtij spektakli pas dy sezoneve të shkuar ku fitues kanë qenë përkatësisht Oni Pustina dhe Enver Petrovci. Në këtë edicion pritet të jenë në garë emra të njohur si Elvana Gjata, Afërdita Dreshaj, Adelina Tahiri, Ornela Bregu, Anjeza Maja, Zhaku (Inida Gjata) dhe Niada Saliasi, përsa i përket femrave. Ndërsa përballja midis meshkujve do të jetë midis Bujar Kapexhiun, Vedat Ademin, Artan Imamin, Dren Abazin etj. Prezantimi do t’i besohet sërish Amarda Toskës dhe Ermal Mamaqit. Ndryshime përveç konkurrentëve këtë vit do të pësojë dhe juria ku në vend të Arjan Çanit do të jetë Alfred Kaçinari. Organizimi, detajet produksioni e të tjerë janë marrë përsipër nga producentja Olta Dulaku.(xh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Emigrantë në Vlorë, indianët: Punojmë prej dy vitesh në fabrikë, të kënaqur me punën, por na mungojnë familjarët

Emigrantë në Vlorë, indianët: Punojmë prej dy vitesh në fabrikë, të kënaqur me punën, por na mungojnë familjarët