Kadareja me intuitën e tij e ka parandierë “vetminë e madhe” që do të na vinte dhe prandaj romani iu censurua jo vetëm në titull, por edhe në brendësi. Versioni i tanishëm është kryesisht një rikthim i botimit të parë. Ndryshime të natyrës politike nuk ka. Kadareja e ka rishikuar romanin në vitin 2008, kështu që ribotimi i origjinalit nga shtëpia Onufri vjen pas plot 41 vitesh. Sipas botuesit të Onufrit, Bujar Hudhri, “ky roman do të duhej të ishte libri i dytë i trilogjisë “Koha e Grindjes”, që është një sagë bashkëkohore për tri acarimet e Shqipërisë komuniste me ish-aleatët e saj: me komunistët jugosllavë, pastaj me ata sovjetikë, e në fund edhe me maoistët kinezë.
Libri i parë – pra, ai të do duhej të trajtonte grindjen me jugosllavët - nuk u shkrua kurrë, ndërkohë që i treti, “Koncert në Fund të Stinës”- që ishte i ndaluar për një kohë të gjatë në Shqipëri, u botua vetëm pak kohë para rënies së komunizmit.” Meqenëse ishte pritur keq nga kritika zyrtare, romani “Dimri i Vetmisë së Madhe” nuk ishte lejuar që të ribotohej.
(dhh/im/shqiptarja.com)
