Rikthehet “Djalli vishet me Prada”

Rikthehet “Djalli vishet me Prada”
Vazhdimi i librit të popullarizuar vjen saktësisht një dekadë pas origjinalit, ndërsa të mirinformuarit zbulojnë se një studio e madhe e Hollywoodit, tashmë ka blerë të drejtat për filmin "Hakmarrja vesh Prada – Djalli kthehet". Në film sërish do t’i shikojmë Anne Hathawayn dhe Meryl Streepin. Mediat amerikane raportuan se Lauren Weisberger, autorja e romanit "Djalli vishet me Prada", sipas të cilit në vitin 2006 me të njëjtin emër xhiroi filmin hit, po shkruan vazhdimin e kësaj vepre. Vazhdimi me titullin "Hakmarrja vesh Prada – Djalli kthehet" do të shfaqet në fillim të vitit 2013, saktësisht dhjetë vjet pas botimit të origjinalit. Romani i ri përcjell se çfarë ndodh tetë vjet pasi Andy la punën e saj tek shefja kërkuese Miranda. Andy tani është redaktore e revistës së popullarizuar për martesa. Në valën e përgatitjes së dasmës së saj, do të duhet edhe një herë të fjaloset me ish-shefen famëkeqe. Botimi i parë i librit në vitin 2003 kaloi gjashtë muaj në vendin e parë të listës së gazetës prestigjioze amerikane “New York Times”, si bestseller.
Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro

Nga largimi i të rinjve, rrezikojmë të mbetemi edhe pa fuqi punëtore. Për bizneset, zgjidhje mbetet rritja e pagës mesatare në 1 mijë euro