Rikthehet Liga e Kampionëve:Ja
cilat janë pikantet e kësaj jave

Rikthehet Liga e Kampionëve:Ja<br />cilat janë pikantet e kësaj jave
Pas pauzës së kombëtareve dhe kampionateve respektive në fundjavë, të ,martën dhe të mërkurën rikthehet Liga e Kampionëve. Ndeshjet në fazën e grupeve janë drejt fundit dhe skuadrat do të luajnë shanset e tyre të fundit për të bërë të mundur kalimin në raundin tjetër. Por cilat janë sfidat dhe faktet më interesante të kësaj jave?

Ronaldo rikthehet në shtëpi
Duke e ndarë vetëm dy gola nga arritja e 100 të tillëve në të gjithë kompeticionet evropiane për klube, Kristiano do të rikthehet në shtëpinë e tij në Lisbonë por kësaj here me Realin e tij të Madritit. E ku tjetër mund të sillte më mirë një moment historic sesa në klubin ku nisi karrierën profesioniste. Një goditje dënimi e 31-vjeçarit në momentet e fundit të sfidës ndaj Sportingut të Lisbonës bëri të kthehej një ndeshje e cila dukej e destinuar të ishte e humbur në zemër të Bernabeut.

Reus gati për Legian?
Në pamundësi për të luajtur në super sfidën ndaj Bayernit të Mynihut në fundjavë, Marcuo Reus me shumë gjasa do të jetë gati në sfidën ndaj Legias së Varshavës për të ndihmuar Borussian të ngjitet e vetme në krye të grupit F. “Është vërtëtë kënaqësi ta shohësh sërish duke u stërvitur “- thotë tranjeri Thomas Tuchel. Pas barazimit 3-3 në sifën mes Realit të Madritit dhe Legias së Varshavës gara për kalimin në turin tjetër është ende e hapur.

A mundet Leicester ta ngrejë sërisht trofeun?
Pa përfshirë këtë sezon ekipi i Leicester City nuk ka fituar asnje ndeshje në kompeticionet europiane që prej vitit 1961. Megjithatë, ashtu sikurse Claudio Raineri arriti të fitojë titullin e Premier League-ës sezonin e shkuar, po tregon se di të surprizojë edhe në këtë turne. Një barazim e konfiron mes 16 më të mirat. A do të shkojë më larg?
Gjithcka mund të ndodhë.

Sevilla gati për ti shkuar deri në fund edhe Championsit
Kryesuesit e grupit H, akoma të pamposhtur, iu duhet vetëm 1 pikë për të kaluar më tej për herë që prej sezonit 2009-2010. Andaluzët kanë kanë barazuar në ndeshjen e parë kundër Juventusit dhe më pas kanë fituar të tre ndeshjet e tjera ne grupin H. Duke e mundur Zonjën e Vjetër këtë javë mund të konfirmohen të vetmit në krye të grupit. E vështirë por jo e pamundur.

Celtic me sytë nga magjia e 2012-ës
Fansat e Celtic janë duke ëndërruar të përsëritet ajo që ndodhi në 2012-ën kur Barcelona luante si mike në shtëpinë e Skocezëve. Ishte një natë e paharrueshme 4 vjet më parë, ku golat e Victor Wanyama dhe Tony Watt shënuan një fitore mbresëlënëse. Brendan Rodgers mund të ketë ndërkohë akoma makthin e humbjes 7-0 në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve.
Mund të parkosh edhe dy autobusa po të duash përpara porte por lojtarët e kalibrit botëror do ta gjejnë gjithmonë një hapësirë për të shënuar”- thotë më tej Rodgers.

(k.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve