Sipas parashikimeve meteorologjike vendi ynë dhe pothuajse i gjithë rajoni do të përfshihen nga një stuhi e fuqishme. 

Nëse stuhia, e cila vjen nga Mesdheu, nuk do të ndryshojë drejtim do të kalojë nga brigjet italiane drejt vendit tonë duke prekur edhe veriun e Greriqsë e duke kaluar më pas në Serbi e Rumani.

Ndërkohë që pjesa më e madhe e Evropës gëzon kushte të qëndrueshme atmosferike, kjo edhe falë një anticikloni të krijuar në jug të Norvegjisë.
 
Në jug të Europës në Mesdhe midis Sicilisë e Tunizisë rrymat e forta të ajrit kanë krijuar një ciklon i cili është drejtuar tashmë drejt Ballkanit

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)