Rikthehet Muza Competition, nëse keni talent në fashion-dizajn, apliko deri më 25 prill për të qenë një nga fituesit

Rikthehet Muza Competition, nëse keni talent në fashion-dizajn, apliko deri më 25 prill për të qenë një nga fituesit

Pas suksesit të dy viteve të para, Muza Competition rikthehet në sezonin e tretë. Një konkurs për të rinjtë pasionantë dhe të talentuar në fushën e fashion-dizajnit nga mosha 18-35 vjeç, të cilët do të kenë mundësi që të prezantojnë koleksionin e tyre modern me elementë të etnografisë shqiptare në Muza Competition.

Jo vetëm një fashion show, por një katalizator talentesh, si dhe një katapultë për bizneset e reja në fushën e industrisë së modës dhe dizajnit.

Faza e parë e edicionit të tretë do të përfshijë shqyrtimin e të gjitha aplikimeve të ardhura në adresën e emailit [email protected] deri në datën 25 prill 2024. Ndërsa, gjatë fazës së dytë, anëtarët e jurisë do të dëgjojnë prezantimet nga çdo aplikant, që ka kaluar fazën e parë dhe do të bëjë një përzgjedhje ku vetëm 10 prej tyre do të kalojnë në fazën e fundit.

Finalja e madhe e Muza Competition do të mbledhë si çdo vit të gjitha trevat shqip-folëse në Tiranë, ku 10 finalistët do të mund të prezantojnë koleksionin e tyre në një spektakël madhështor i cili do të kurorëzojë dhe fituesin e madh të çmimit prej 20.000 Euro.

Muza Competition është një nismë  e ndërmarrë nga Unioni i Bashkive Shqiptare në Rajon, i cili përfshin aktivizimin e të rinjve pasionantë dhe profesionistë në rijetëzimin e elementeve etnografikë në fushën e fashion-dizajnit dhe ekonomisë krijuese.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh