Rikthehet muzika xhaz,
një tur në Shqipërinë turistike

Rikthehet muzika xhaz,<br />një tur në Shqipërinë turistike
Muzika xhaz dhe ritmet e saj janë të rralla në trevat shqiptare, për të mos thënë që janë të pakta, ku ofrohet vetëm nga performancat e një grupi të caktuar artistësh nëpër bare apo evente të ndryshme. Me pak fjalë një kulturë e vaktë e këtij zhanri modern, që në europë i jepet një tjetër vlerësim këtë herë do ti buzëqesh zonave turistike të Shqipërisë.

Ritmet e muzikës xhaz do të rikthehen në edicionin  tretë të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Jazz, ku pritet të ndryshojë atmosferën e jetës artistike të vakët për pesë ditë me radhë, (22-27 korrik). Në turin e gjatë pesë ditor të festivalit përfshihen qytetet më të spikatura të Shqipërisë si: Tirana, Korça, Shkodra, por dhe Apollonia apo Himara.

Ajo çka suprizon në këtë nismë të marrë për herë të tretë në Shqipëri, është afrimi me traditën muzikore të grupeve xhaz nga mbarë bota. Këtë edicion, artistët e muzikës xhaz vijnë nga; Gjermania, Izraeli, Italia, Çekia, Austria, Turqia, Zvicra, Greqia dhe natyrisht mikpritësja e këtij eventi, Shqipëria. “Tirana Jazz & World Music Festival” është ideuar nga Besim Petrela si një përqasje e re për publikun artdashës.
 
Turi Pesëditor

Ka qenë pikërisht pianisti shqiptar Markeljan Kapedani i cili ka ngritur siparin e këtij eventi në Tiranë sëbashku me bandën e tij. Kapedani është rikthyer pas 17 vitesh në Tiranë për të promovozuar muzikën e tij xhaz. Sipas organizatorëve, ky festival që do të jetë lëvizës, prej datave 22, 23 e 24 nëTiranë do të zhvillohet në Sheraton, pastaj më 23 e 24 korrik në Korçë, në Shkodër më 24 e 25 korrik para Bashkisë së Shkodrës, në Apolloni të Fierit, më 26 e 27 korrik në Porto Palermo dhe e fundit më 26 e 27 korrik në Himarë. Një vit më parë, në edicionin e dytë të “Tirana Jazz and World Music Festal” në skenë u paraqitën Gjon Guralumi, Ervin Dhimo me bandat respektove, ndërsa të huaj ishin artistët Cazova Duo, Enzo Roço e Carlo Actis Dato, Amir Gwirtzman, etj.

markelian kapedani

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com",versioni print

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Revoltë në burgun italian, të dënuar të armatosur plagosin dy policë

Revoltë në burgun italian, të dënuar të armatosur plagosin dy policë