“Ajsberg”, është kënga më e re që rikthen në arenën e skenës Kejsin, këngë kjo në bashkëpunim me Darko Dimitrov dhe me vargjet e Olti Currit. Pas suksesit me “Perendesha e fantazisë”, Kejsi ka treguar se baladat janë pjesa e pandarë e saj në skenë, ku dhe në këtë edicion të “Kënga Magjike” ka befasuar me një pop-baladë këtë.
Gjatë prezantimit veç perfomancës vokale e cila nuk diskutohet, një tjetër medalion për Kejsin ishte look-u i saj dhe stili i të veshurit, ku nuk kanë munguar as komentet pozitive në rrjetet sociale.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm (11 nëntor 2014) të gazetës "Shqiptarja.com", versioni print
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)