TIRANË- Ndrea Prendi ish-kreu i gardës dhe vartësi i tij Agim Llupo duhet të përgjigjen për dëmshpërblimin ekonomik të tre nga katër viktimave të 21 janarit 2011. Padia civile është depozituar nga juristët e gardës në gjykatën e Tiranës pak ditë më parë ndërsa seanca është planifikuar të mbahet më 6 nëntor 2018.
Garda e Republikës rikthen sërish procesin e 21 Janarit në gjykatën e Tiranës duke i kërkuar ish kreut të saj Ndrea Prendit dhe Gardistit Agum Llupo të kthejnë në arkën e gardës faturën prej 2.1 milion euro që Garda ka paguar si dëmshpërblim për viktimat e 21 janarit.
Burime për Report Tv bënë me dije se padija civile është depozituar në gjykatën e Tiranës me objekt shkaktim dëmi dhe të paditur janë dy ish gardistët mes tyre dhe Prendi, ish-drejtues i grupit të zjarrit më 21 janar.
Paditët sipas burimeve për Report Tv janë bërë të veçuara dhe ndër 4 viktimat dëmshpërblimi kërkohet vetëm për 3 prej tyre që sipas Gardës janë faktuar se u ka ardhur vdekja nga arma e Ndrea Prendit dhe Agim Llupos.
Ndërsa për Aleks Nikën sqaruan burimet ende nuk është identifikuar me një vendim gjykate autori i vrasjes e për këtë shkak paratë e paguara ndaj tij mbeten ende pa kompensim.
Më 5 nëntor 2018 zhvillohet seanca e parë në gjykatën civile tiranë ku garda e republikës do të përfaqësohet me juristët e saj ndërsa nuk dihet nëse pala e paditur Ndrea Prendi do të jetë apo jo prezent në këtë proces civil.
Për viktimat e 21 Janarit Ndrea Prendi u dënua me 1 vit burgim nga drejtësia shqiptare ndërsa vartësi i tij Agim Llupo me 3 vite burgim, pasi u gjetën fajtor për jetët e humbura të Ziver Veizi, Hekuran Deda, Faik Myrtaj dhe pa autor mbetet vrasja e Aleks Nikës.
//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
12.8%
-
Të gabuar
85.3%
-
Nuk e di
1.9%
Vota total: 312
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ Shpërndanin ekstazi në ish-Bllok dhe kthyen portalin në 'shtëpi bari', Gjykata lë në burg 4 gazetarët e portalit 'Publik.al' të Naim Nokës
19 Dhjetor, 13:37
-
I dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge, konfiskohen dy resorte në Sarandë të Emiljan Burbës! Vlera rreth 3 mln euro (VENDIMI)
18 Dhjetor, 10:04
-
Sulmet e Berishës ndaj Dumanit, Idajet Beqiri: Është në pozitë të vështirë! Saliu mund të prish provat pas lirimit nga 'arresti shtëpiak'
17 Dhjetor, 19:26
-
Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Gjykata e Tiranës lë në burg 5 të arrestuarit, ata mohojnë akuzën
14 Dhjetor, 11:08
-
I dënuar për vrasjen e 4 policëve në 1997, izolohet në 41-Bis Fran Marashi
13 Dhjetor, 15:07
-
Tiranë/ Të kërkuar për drogë dhe korrupsion, arrestohen dy persona në pak orë! Një prej tyre i dënuar nga GJKKO
12 Dhjetor, 15:49
-
Gjykata e Tiranës regjistron Berishën si kryetarin e PD-së
11 Dhjetor, 15:46
-
Sali Berisha i cilëson vrasjet e '21 Janarit' e 'Gërdecit' si 'gabime': Rikthimi i tretë do të jetë më i suksesshëm, harrojeni ç’kam bërë dikur
7 Dhjetor, 15:31
-
Vrasja e Martin Canit, avokatët e 14-vjeçarit të arrestuar apelojnë masën 'arrest me burg', kërkojnë zbutje të saj
5 Dhjetor, 13:01
-
I dënuari del me leje nga Burgu i Rrogozhinës dhe nuk kthehet më! I kishin mbetur edhe rreth 4 vite izolim, prej tre ditësh në arrati (EMRI)
5 Dhjetor, 12:56
-
Qeveria cakton shpërblimet për gardistët: Deri në tre paga plus për ata që shpëtojnë jetën e zyrtarëve të lartë! Deri në 1 mln lekë kompensim në raste dëmtimi të pronës së tyre për shkak të detyrës
4 Dhjetor, 19:07
-
Ylli Pata: 'Partizani', 'Gërdeci' dhe '21 Janari': Sa humbet opozita nga akuzat ndaj Berishës?!
2 Dhjetor, 19:12
Ai qe demton duhet te c`demtoj.Pra per demin e shkaktuar dikush duhet te paguaj demin.Kjo praktike ligjore ekziston ne cdo vend te botes,pervec se Shqiperis.Ne fund te fundit demi do paguhet nga ai qe dha urdherin per ekzekutimin e demit te kryer.Qarte.
PërgjigjuPo vijne votimet o burra te dukemi, se po humbem mbaruam .Sharlatani Rama akuzonte berishen tani po ha me te njejten luge ne kazanin e berishes.Olsi u be pronar i partizanit me nenshtetesi amerikane pa shkolle e pa kualifikim por vetem se eshte vella me "kryehajdutin" harrova kryeministrin.
PërgjigjuCfare nuk po degjojme?!?! Ajo ishte mje komande shteterore per te gjuajtur. Ato u denuan. Tani kjo e padegjuar te paguajne demshperblimin ...
Përgjigjukjp praktike duhet te vendoset e te praktikohet edhe ne ligj per kedo qe demton interesat e shtetit duke i shlyer e te mos mjaftohen vetem me denime morale e heqje nga puna por me chash....!!!!!!!!!!!!
Përgjigju