Rikthehet në kinema “Në flakët e revolucionit”, si Shqipëria u bë shteti i parë ateist në botë

Filmi dokumentar “Në flakët e revolucionit” rikthen tek publiku një dëshmi të gjallë të realitetit shqiptar në vitin 1967. Në kuadër të ciklit “Thesaret e Arkivit” nisëm kjo e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, filmi u prezantua në kinema, duke sjellë edhe një herë në vëmendje, se përse 1967 ishte ndër vendimtaret për vendit tonë. Enver Hoxha asokohe bëri që Shqipëria të ishte shteti i parë ateist në botë, duke ndaluar të gjitha ritet fetare, duke shkatërruar kisha, xhami dhe teqe, duke dënuar me priftërinj edhe imamë në gjyqe publike.

Drejtuesja e AQSHF, Iris Elezi, së bashku me profesor Ardian Ndreca, analizoi me detaje punën e bërë, që ideologjia komuniste të injektohej në çdo qelizë të njeriut të ri.

 Dokumentari sjell sesi vendi ynë kopjoi revolucionin kinez, të rinjtë nga zonat urbane shkuan në zonat rurale për të bindur njerëzit që të hiqnin dorë nga besimi i tyre.

Fryma revolucionare nis me celulat dhe mbaron tek celuloidi. Fitoret e propagandës komuniste janë fitore celuloze, jo fitore që ndodhin në të vërtetë...Vetë zëri i folësit është i njëtrajtshëm, nuk ka emocion edhe nuk shihet, por nuk ka asnjë lloj problemi. Filtri është folësi. Ligjërimi është i përsosur, por ne nuk e dimë atë që thonë në të vërtetë ata... Një formulë pagëzimi e re, një zë, një identik i ri që mundohet që të krijohet... 

Ardian Ndreca, studiues

Për Ndrecën mistifikimi në këtë film paraqitet në mënyrë të pastër.

Është e pamundur që të bësh një film të tillë edhe mos të mistifikosh. Nuk mund të ketë një vërtetë që paraqitet në formë kaq të pastër. Manastiret. Frika e xhindeve në manastir. Traktatet e parë kundër magjive është e shkruar nga njerëzit e fesë. Feja e krishterë e trajton si armikun e vet supersticionin ose magjinë. Apo Pal Doda, Gjon Shllaku ka pas qëllime terroriste. Françeskanët në mënyrë të veçantë kanë qenë anti-fashista edhe anti-italianë. Ali Bej Këlcyra është shembull më gabim që mund të merrej.

Ardian Ndreca, studiues

Ndërsa vihet re edhe arti i bindjes, kjo bëhet edhe më e lehtë nëpërmjet konfuzionit

Këtu ka një farë arti të bindjes. Ndër skenat e para është mitingu. Mitingu është vendi tipik ku avullon personaliteti i njeriut. Humb personaliteti edhe përgjegjësia. Në taktikën e komunikimit ka një konfuzion të vazhdueshëm. Konfuzioni është i dëshiruar nga personat që duan që të mashtrojnë. Konfuzioni bën që të pranohet diçka jo e vërtetë si diçka e vërtetë. Flitet për fenë, kanunin, sheriati, patëriakalizma, frikëra,supersticione,  zakone prapanike janë gjëra krejtësisht heterogjene. Nuk mund të trajtohen të gjitha sikur të ishin një trup i vetëm. Ka dhunë të vazhdueshme. Feja trajtohet si ideologji, por nuk është ideologji....

Ardian Ndreca, studiues

Më tej Ndreca shtron se realiteti nëse nuk bindet parimeve të ideologjisë, do të dilte mënjanë.

Realiteti nëse nuk u bindet parimeve të ideologjisë do të shkatërrohet. Në këtë rast ideologjia komuniste përballet me fenë, që trajtohet si opium. Duhet gjetur një drogë më e fortë, që të fitojë vetëm njëra. Këtu ka një injeksion të fortë droge. Mos kujtoni se ka mbaruar aty lufta e 1967, vazhdon edhe sot, njerëzit i kemi edhe sot në politikë në të gjitha fushat e jetës, ata njerëz që janë formuar me atë lloj ideologjie.

Ardian Ndreca, studiues

Studiuesi Ndreca shprehet se aksioni i 6 shkurtit në vitin 1967 ka qenë i paligjshëm.

Aksioni i 6 shkurtit 1967 nga pikëpamja ligjore është i paligjshëm. Flas nga pikëpamja ligjore, në atë kohë ata janë huliganë që hyjnë ashtu nuk ka një bazë ligjore. Vetëm në 1976 me kushtetutën e re do të legalizohet gjithçka. Ligji, durimi, bindja janë fjalë boshe.

Ardian Ndreca, studiues

Ndërsa, në fund të referimit profesor Ndreca përfundon duke shtuar se ai që humb është njeriu, fjalën njeri duhet që të dimë ta theksojmë mirë. Ndryshe i humbim sensin, humbasim edhe sensin e  ekzistencës sonë. Regjisori i dokumentarit  bardhezi është Endri Keko, ndërsa është xhiruar nga mjeshtrit Ilia Terpini dhe Niko Theodhosi.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ateisti: 14/02/2019 20:10

    Adriani eshte shume dritshkurter.Ai harron krimet qe kane bere fetaret neper kryqezatat...harron djegien ne tuurrate druve te shkencetareve...mbeshtetjen qe kleri katolik u ka bere fashizmit e nazismit..Natyrisht perparimi i njerezimit eshte bere duke luftuar fene dhe dogmat e saj...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'

Puna e SPAK në 2024, Dervishi: Po u zbardh çka ndodhur me Ervis Martinajn bie piramida e krimit! Petraj: Si u privatizua CEZ do hap 'Kutinë e Pandorës'