Rikthehet në vëmendje 'mjeshtri' i arratisjeve Alket Rizai, policia greke e dinte në burg! Në makinë me një tjetër shqiptar të shumëkërkuar

Alket Rizai, shqiptari i famshëm për arratisjet nga burgjet greke është rikthyer serish në vëmendjen e mediave të vendit fqinj.

Së fundmi ai ndalur nga Skuadra e Ndërhyrjes së Shpejtë, pasi ishte në një një mjet tip “BMW” luksoze me xhama të zinj. Policët e kanë ndaluar automjetin nga një kotroll rutinë dhe nga dera e pasagjerit ka dalë Alket Rizai, ndërkohë që duhet të ishte në qelinë e tij në burgun Domokou.

Por këtë herë nuk bëhet fjalë për një arratisje por Alket Rizai kishte marrë leje nga burgu Domokou.

Megjithatë në makinë ishte dhe një person tjetër, një 36-vjeçar me kombësi shqiptare, me kartelë të “pasur” me vepra penale në policinë greke dhe që ishte në kërkim për vrasje dhe disa vepra të tjera kriminale. Ai është prangosur në vend ndërsa Alket Rizai u kthye në burg.

Rizai u kthye në një nga shqiptarët më të famshëm në Greqi, pas arratisjes së tij spektakolare nga burgu i Koridhalosë, ndërsa tentoi të arratisej për herë të tretë duke marrë peng policët e burgut të Malandrinos, tentativë kjo që dështoi. Ai për momentin vuan dënimim me burg përjetë, për vrasje dhe tentativë arratisje nga burgu.

K.T./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka

Dosja 'Sky ECC' në Greqi: Çfarë u zbulua për Aleksandër Sadikajn dhe si u transferuan në Spanjë 400 mijë euro nga Denis Grabocka