Erdhi dimri, e bashkë me të shënon ardhjen e saj edhe ora dimërore, ndaj gëzohuni sepse duke filluar nga e diela (nesër) do të keni mundësi të bëni një orë më shumë gjumë.

Në natën ndërmjet të së shtunës  dhe të dielës ne do ti lëvizim akrepat e orës një orë pas. Në orën 03.00 të natës, akrepat do të kthehen një orë pas, për të shënuar orën 02.00. Kjo shënon pak a shumë edhe ardhjen zyrtare të të ftohtit.

Ndryshimi i orës është vendosur në vitet ’70 dhe qëllimi i saj ka qenë shfrytëzimi në maksimum i dritës së diellit, dhe kursimi i energjisë elektrike.

dy.b/shqiptarja.com