Sot, akrepat e orës janë zhvendosur 60 minuta mbrapa. Në gjithë vendet e Europës, ora ndryshoi në të njëjtin çast, për të patur diell apo dritë një orë më shumë, derisa në 29 mars të vitit 2020, kur do të kthehet sërish ora verore.
Ndryshimi i njëtrajtshëm i orës në Europë filloi në vitin 1974, pas krizës së parë të naftës, në mënyrë që të shfrytëzonin më shumë dritën e diellit dhe të konsumonin më pak energji elektrike.
Ndryshimi i sivjetshëm mund të jetë i fundit në histori, pasi Komisioni Europian ka planifikuar të heq dorë nga ndryshimi i orës, kurse viti pritet të vendoset pas vendimit të 28 shteteve anëtare të BE.
Ndryshimi i orës mund të shkaktojë stres dhe trupit i duhet pak kohë të mësohet me rregullin e ri.
Në realitet kjo nuk duhet konsiderohet dhe përjetohet si problem.
Në vjeshtë, një orë shtesë na lejon të shkojmë në shtrat një orë më vonë dhe kjo mund të jetë e këndshmë pasi zgjasim orët e mbrëmjes.
Ndryshimi i orës mund të jetë problematik për ata që vuajnë nga pagjumësia.
"Organizata Botërore e Shëndetit beson se në vendet e industrializuara sot flenë rreth një orë më pak, ose pak më shumë se shtatë orë, në vend të të paktën tetë orësh.
"Sekreti", për të shmangur të qenit i paaftë, i irrituar, pa gjumë dhe të vuani nga uria nervoze, do të ishte gjithçka për të pasur një gjumë të mirë natën.
Disa sugjerime
Bëni stërvitje edhe në kushte shtëpie - Ky rregull është i mirë për të gjithë ne të që të ndjehemi të shëndetshëm dhe aq më tepër për ata që kanë çrregullime gjumi.
Një shëtitje e mirë prej të paktën tre kilometrash çdo ditë është një sistem i shkëlqyeshëm, i rekomanduar gjerësisht.
- Është më mirë të shmangni bërjen e sporteve në 4 ose 5 orë para se të flini: adrenalina në qarkullim mund të shkaktojë pagjumësi.
- Shmangni gjumin pasdite dhe mos shikoni në ekranet LED para se të flini.
- Inkurajoni gjumin me aktivitete relaksuese
- Meditimi është një ilaç i vërtetë kundër stresit.
- Vendosni gjithmonë orën e alarmit në të njëjtën kohë.
- Shmangni përdorimin e duhanit, alkolit dhe drogës para se të flini
- Hani të shëndetshëm dhe hani ushqime të lehta.
- Për të siguruar që gjumi ynë të jetë i rregullt, është e rëndësishme që të shpërndajmë siç duhet makronutrientët dhe energjinë që na nevojiten gjatë gjithë ditës, duke u siguruar që të organizojmë ushqime të rregullta dhe të ekuilibruar, të cilat përbëhen nga rreth 50-55% karbohidrate, 15-20% proteina dhe 25-30% yndyrë.
përshëndetje, a vendosi bashkimi europian që akrepat nuk do të lëvizin më? apo ne nuk jemi në BE?
PërgjigjuPer te rinjte shqiptare si te jete ora 3 apo 4 apo qe nderrohet ora 2 behet 3 dhe anasjelltas 3-shi behet 2-sh nuk ka rendesu se .shumicen e ke ne pube dhe disko
PërgjigjuPo ca lesh këshillash?!!! Me u cu n'nade si përditë e me shku në punë. Në rastin e shqiptarëve me shku në bar-kafe.
Përgjigju