Rikthehet pas 25 vitesh skulptori Kristo Krisiko, ekspozon basorelievin e realizuar para 30 vitesh për Bankën e Shqipërisë tek Artet

Pluhuri i kohës, por edhe rrëmuja e viteve të para të tranzicionit janë dy elementë, që skulptori Kristo Krisiko “gjen” mes veprave në studion e tij, të kyçur para 25 vitesh, kur do të merrte udhën e emigrimit për në Greqi. Por, tanimë vendosi që t’i ç’pluhuros për ekspozuar veprat, që më parë nuk kanë mundur të shkojnë tek publiku shqiptar.

Një basoreliev i porositur para 30 viteve për t’u vendosur në Bankën e Shtetit Shqiptar, por edhe dhjetëra bocete që në qendër kanë figurën femërore janë ekspozuar, si “Prolog, epilog” nën kurimin e Adrian Isufit dhe Sadik Spahisë në galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura. Skulptori për “ReportTV” rikthehet në kohë për të na rrëfyer punën e bërë.

Kjo vepër u porosit që të vendoset në bankën e shtetit shqiptar 1988, u realizua vetëm 1 e treta e projektit edhe në momentin e ndryshimeve politike u ndërpre puna. Unë këtë e kam ruajtur në studion time. Nuk do doja që të ndryshoja asgjë, sepse nëse i shihni me kujdes këtu nuk ka elementë të detyrimeve të atëhershme, siç ishte pushka, kazma, ylli, por jam munduar që të shtjellojë të gjithë fazën e këtij relievi mbi konceptin e rinisë, bujqësisë, shkencës që është një pasuri për një bankë kombëtare.

Kristo Krisiko, Skulptor

Në qendër të veprave të tij, që para viteve ’90, por edhe pas viteve ’90 vazhdon që të ketë figurën femërore

Unë në të gjitha punimet e mia, në qendër të krijimtarisë kam figurën femërore, që e kam përcjell në të gjithë krijimtarinë time. rrallë kam marrë pjesë në konkurse, por jam munduar që përherë figurës femërore t’i jap një kontekst lirik edhe poetik. Shumë nga veprat e mia janë në fondin e GKA-ës, si kultura ilire, riviera, bujqësia, flautistja etj.

Kristo Krisiko, Skulptor

 

Artisti shton edhe se edhe përse ka zgjedhur që të trajtojë si tematikë figurën femërore, askush nuk dilte dot kundër vijave të partisë

Sigurisht nuk mund të them se kisha shqetësim në këtë drejtim, se vepra ime ishte prapë brenda kritereve realiste. Kushdo që thotë se kam punuar kundër realizmit nuk ishte e vërtetë. Sistemi ishte një sistem që nuk linte të lirë këto, ishim shumë të privuar nga një liri për të shprehur ndjenjat tona në artin që bënim.

Kristo Krisiko, Skulptor

 

Mungesën e parqeve me skulptura e quan një mangësi të madhe sepse veprat e artistëve vendin e përjetësisë mund ta gjejnë vetëm kur ekspozohen në parqe

T’ju them të vërtetën kjo është një mangësi, është shumë gjynah që skulptura që unë mendoj se është e përcaktuar për të dalë në terren, për të krijuar një ambient shoqëror midis pemës, stolit, duhet që të dalë jashtë studios. Skulptura e hapësirës krijon identitetin e vet kur vendoset në një vend të caktuar, atje flenë përjetë. Mendoj se kjo është një mangësi që duhet të ndryshojë.

Kristo Krisiko, Skulptor

 

Kristo Krisiko është anëtar i Shoqatës së Skulptorëve edhe Qeramikës në Greqi. Veprat e skulptorit Kristo Krisiko janë në disa parqe, në Greqi (Athinë dhe Kretë) dhe në Zvicër.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    14 Dhjetor, 13:13

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?



×

Lajmi i fundit

Kategoria e Parë/ Vora leksion Korabit, fiton 3-0 dhe mban kreun! Burreli befasia e sezonit, shtyhen tre ndeshje (Renditja)

Kategoria e Parë/ Vora leksion Korabit, fiton 3-0 dhe mban kreun! Burreli befasia e sezonit, shtyhen tre ndeshje (Renditja)