Rikthehet pas 280 ditësh dhe vendos rekord, Ibra: Ishte periudhë e vështirë, kam pranuar ulje page që të rinovojë Leao

Rikthehet pas 280 ditësh dhe vendos rekord, Ibra: Ishte periudhë e vështirë, kam pranuar ulje page që të rinovojë Leao

Sulmuesi suedez Zlatan Ibrahimovic

Zlatan Ibrahimovic është bërë futbollisti më i vjetër që luan për Milanin në moshën 41 vjeç e 117 ditë në 30 vitet e fundit. Dhe të mendosh se ky rekord erdhi pasi suedezi qëndroi jashtë fushave për 280 ditë si pasojë e një dëmtimi. Për gjithë këto detaje pati ovacione kur trajneri Pioli e futi në fushë si zvëndësues ndaj Atalanta-s. Një ndeshje e fituar me shifrat 2-0.

Pas këtij rikthimi të bujshëm Ibra u rikthyer të flasi për gjithë periudhën e vështirë që kaloi.

“Ky stadium më mungonte shumë. Tifozët më japin forcë dhe adrenalinë. Pa ndihmën e fansave do të kishte qenë e vështirë, por tani ndihem mirë, shumë mirë. Kishte një vit e dy muaj që nuk kisha këtë freski brenda meje dhe tani jam i lumtur që kthehem të bëj atë që di të bëj më mirë. Ndihesha i lirë”.

VUAJTJET – Lidhur me situatën që qëndroi jashtë, Zlatan tregon: “Kam vuajtur shumë, sidomos në gjashtë muajt e fundit. Doja që të ndihmojë skuadrën në çdo mënyrë, por e kisha të pamundur që të zbrisja në fushë. Kam kuptuar që kur nuk je mirë, nuk mund ta ndihmosh skuadrën, prandaj e doja në çdo mënyrë që të kthehesha. Mund ta kisha bërë këtë ndërhyrje edhe më parë, por i kisha bërë një premtim trajnerit. I kisha thënë Piolit se do të kthehesha të ndihmoja skuadrën dhe në fund ia dolëm që të fitojmë. Nuk kisha vuajtur kurrë kaq shumë, siç vuajta për titullin e fituar me Milani. Ishte një vit shumë i vështirë, sepse në mes ndodhi edhe ndarja nga jeta e Mino Raiolës, me të cilin nuk kisha vetëm një lidhje fizike. Prandaj, falënderoj edhe ata miliona që më shkruan për këtë humbje timen të rëndësishme, por tani jam këtu, jam rikthyer dhe kur jam në formë, jam futbollisti më i fortë në botë. Tashmë ndihem një njeri që mund ta ndihmojë këtë skuadër, por duke bërë më shumë sesa mund ta bëj në këtë ndeshje me Atalantën. Pas çdo stërvitjeje që bëj përmirësohem dhe e patë të gjithë, sapo hyra unë, stadiumi gati shpërtheu… Unë jam e tashmë dhe sigurisht që jam gati që t’u bëj konkurrencë shokëve të mi, pasi dua të luaj. Nuk dua që të jem në fushë për kontributin që kam dhënë për këtë klub. Nëse më mbajnë për të luajtur 5-10 minuta, më mirë rri në shtëpi”.

LEAO E DE KETELARE – Në fund, Zlatani foli edhe për dy lojtarët që shihen si e ardhmja e Milanit, ndonëse njëri po ngurron që të rinovojë, ndërsa tjetri, edhe pse me shumë bujë, po vonon që të tregojë cilësitë e tij. “Çfarë mendoj për rinovimin e Leaos? Unë ula rrogën time për t’ia dhënë atij. Mendoj se thashë shumë gjëra me kaq, prandaj të shohim… De Ketelare? E pashë në formë. Shoh veten time tek ai. Kur kam bërë hapin tim të parë si profesionist jashtë vendit tim, nuk ka qenë e lehtë. Për të është e vështirë të jetë larg vendit të tij dhe nga familja e tij. Të gjithë po e ndihmojnë, pastaj kur të zhbllokohet, nuk do të ndalet më. Duhet thjesht të zhbllokohet dhe të bëjë atë që trajneri kërkon prej tij.”

BATUTA ME AMBROZININ – Në fund, suedezi zbuloi dhe e lexoi “live” mesazhin që ish-kapiteni i Milanit, Masimo Ambrozini, prezent në studiot e “Dazn”, i kishte dërguar Ibrës, që ta lexonte në fund të sfidës: “Shoku im, të pashë të lirë në lëvizje. Më bëhet shumë qejfi për ty. Përqafime”. Ndërkohë, Zlatani i përgjigjet: “Faleminderit dashuri”. Dhe kaq mjaftoi që të qeshurat të shpërthenin…

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla

'Gati shqipe', turi me diasporën, Rama sot takim me shqiptarët e Londrës! Pamje nga salla