Rikthehet Ronaldo ndaj kampionëve
Koke: Krenar për fanellën e Atletikos

Rikthehet Ronaldo ndaj kampionëve<br />Koke: Krenar për fanellën e Atletikos
Ronaldo është gati për debrin e Madridit përballë Atletikos që do të zhvillohet këtë të shtunë në “Santiago Bernabeu” në orën 20:00. Portugezi ka lënë pas problemet fizike duke u bashkuar me skuadrën në stërvitje intensive.

Ronaldo mungoi në ndeshjen përballë Sociedad, ku Reali humbi 4-2 dhe në ndeshjen që Portugalia humbi me Shqipërinë 1-0. Tashmë nuk dihet nëse Anceloti do ta aktivizojë nga minuta e parë. Ekipit i janë bashkuar edhe Bale dhe Modric, por të diferencuar nga grupi me ushtrime të lehtë. Në kampin e kampionëve të Spanjës, atmosfera është pozitive dhe të gjithë besojnë se do të thyejnë kampioët e Europës në shtëpi.

Mesfushori i ‘Los Colchoneros’, Koke u shpreh se për të është një nder i madh që vesh fanellën e Atleticos, sidomos kur përballë ka Realin e Madridit.  “Si lojtar e përjetoj shumë këtë derbi, sepse që kur kam qenë i vogël kam luajtur në vazhdimësi në takimet mes Realit dhe Atletikos.

Unë e kam për krenari që luaj për Atletikon dhe kur luaj ndaj Realit motivohem shumë. E nisëm sezonin me suksesin në Super Kupë, por duhet të punojmë shumë për të vijuar me këtë ritëm. E kuptojmë se do të jetë shumë e vështirë për ta fituar La Ligën, por ne do të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje” tha ai për mediat spanjolle.


d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin

'Unë i kam ndaluar të mundin këta Ramën në 12 vite?!', revoltohet Lapaj: Unë tani dola, paskam qenë problemi?! Nuk janë opozitë, janë 1 me pushtetin