Edhe kryeqyteti, Tirana është zgjuar sot nën shoqërinë e reshjeve të dendura, të cilat pritet që të ndikojnë edhe në trafikun e automjeteve.
Sipas meteorologëve, reshjet e shiut pritet që të bien gjatë gjithë ditës, por intensiteti i tyre do të variojë.
Në disa qytete si Kukësi, Tropoja, Shkodra, Fier, Durrësi, Vlora apo Lezha sasia e reshjeve ka qenë më e madhe ku shiu ka nisur që të dielën paradite ndërkohë që ka rënë pa ndërprerje gjatë gjithë pasdites së djeshme dhe natës së kaluar. Ndërkohë, vijon të bjerë.
Reshjet e rëna pritet që të përmirësojnë prurjet në kaskadën e hidrocentralit të Fierzës, ndonëse prurjet gjatë kësaj periudhe kanë qenë të konsiderueshme.
Ora 16:35 Drejtoria e Bujqësisë: Dëme nga përmbytjet në Fier dhe Berat
Reshjet e dendura të shiut kanë shënuar dëme materiale në bujqësi në Qarkun e Fierit dhe Berait. Në Fier, shirat kanë përmbytur rreth 100 ha tokë, nga të cilat 30 ha në komunën Mbrostar ( të pambjella ), 30 ha në komunën Portez, 30 ha ne komune Libofshe, 5 ha ne komune Cakran dhe 5 ha ne komunen Zharrez ( fshati Beline ).
Drejtoria e Bujqësisë pranë Ministrisë së Bujqësisë sqaron se deri tani nuk ka probleme të dëmtimit të prodhimit.
(Situata në Berat)
Dëmet e shkaktuara nga përmbytjet në Fier:
Nr. Komuna Grure ha Tershere ha
1. Libofshe 30 170
2. Zharrez 20 30
3. Dermenas 30 110
4. Topoje 100
5. Qender 20
6. Levan 120
7. Kurjan 50
8. Strum 50
9. Cakran 20 50
SHUMA : 200 ha 600 ha
Ne rrethin e Mallakastres ka rreth 50 ha tershere te rrezuar ne vatra ne komunat Hekal, Greshice, Fratar dhe Aranitas.
Qarku Berat:
Të dëmtuar nga shiu :
o Fshati Vodicë 15 ha në jonxhë e misër.
Të dëmtuar nga breshëri :
Në njësinë Administrative Roshnik, Bashkia Berat :
o Fshati Karkanjoz 47.5 ha në kulturat bujqësore :
1. Vresht 6 ha
2. Grurë, misër etj… 40 ha
3. Perime në fushë 1.5 ha
Në njësinë Administrative Kozare, Bashkia Kozare:
o Fshati Fier Mimar 7.8 ha në kulturat bujqësore
1. Bamje 0.8 ha
2. Vresht 1 ha
3. Grurë 3 ha
4. Misër 1 ha
5. Jonxhe 2 ha
Gjithsej si qark janë dëmtuar nga shirat 15 ha dhe të dëmtuar nga breshëri 55.3 ha në kultura bujqësore.
Ora 13:50 OSHEE: Eliminohet avaria në linjën Plastmas-Kavajë, marrin energji zonat në Lushnjë e Kavajë
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, ka njoftuar se është rikthyer energjia në n.stacionet Kavajë, Golem dhe Plastmas, pas riparimit të defektit në linjën 110 kV Plasmas-Kavajë.
Aktualisht është rikthyer furnizimi normal me energji në zonat e prekura nga ky defekt:
Qyteti Kavajë, Golem, Seferaj, Qerret, Shkëmbi i Kavajës, Mali i Robit, Përroi i Agait,Zona e vilave Kastrati, Stacionit i Trenit Golem. Qerret, Agonas bregdet,
Hidrovor Sineji, Kanaparaj, Bago, Karpen, Bregu i përroit, Kanaparaj, Krye Zi, Vik Xhafaj , Xiku i Lajës, Helmas, Gërmenj, Harrizaj, Domen, Kazie,Peqinaj,
Gjoc, Momel, Vorrazen , Bukaqi, Hajdaraj, Luz i Vogel, Ura e Draçit, Spitali Ri, Lagjia e kishës, Lagjia Nela, Kavaja Qendër, Elektriku, Ish fabrika e bukës,Burgu, Lagjia Sallebej, Rrakull, Zona pranë Ish Fabrikës së Letrës, Pallati i Haverikve, Kantina Merhori, Dalja e qytetit të Kavajës, pallati i Kulturës, Lagjia Sharre, Zona pranë Azilit të pleqve, Zona pranë ish Fabrikës së Tullave.
Po sot në mesditë u rikthye energjia dhe në n.stacionin Plastmas, që u dëmtua për shkak të reshjeve.
Për pasojë morën energji n/stacionet Plasmas, Rrogozhinë, Divjaka, Ballaj, Hysgjokaj, Mërtish, Lushnja 35kv.
Zonat që morën energji në Lushnjë janë Komuna Golem: Allprenaj, Hajdaraj, Kasharaj, Komuna Dushk: Dushk, Konjat, Thanasaj, Gramsh, Zham, Shegas, Ujësjellësi i Qytetit, Komuna Karbunarë e Vogël; Zgjanë,. Skilaj, Kupas, Murriz. Komuna Ballagat: Ballagat, Xibrakë, Manasufaj, Matjan, Gjuzaj, Gjyshaj
Komuna Karbunarë e Vogël:Zgjanë, Skilaj, Kupas, Murriz Komuna Hysgjokaj: Hysgjokaj, Kurtinë, Canakaj, Karbunarë e Vogël Karbunarë e Madhe: Lagjia Xhevdet Nepravishta Lushnjë Komuna Golem: Pluk, Golem, Lagja “18 Tetori”, Spitalin e Lushnjës Komuna Kolonjë: Savër, Bishqethem, Gorrë, Lumth, Kamcisht, Rrapëz, Pirrë, Krutje, Lifaj, Arrëz, Ngurrëz, Zhym, Kadiaj, Arrëz, Komuna Fiershegan: Stan, Karbunarë, Barbullinjë, Kocaj, Fiershegan, Sejmenas, Qerret, Kosovë e Vogël, Cinar, Thanë, Murriz, Kashtëbardhë biznese në qytet në lagjet "18 Tetori" dhe "Loni Dhamo" dhe "Xhevdet Nepravishta" Lagja: "Xhevdet Nepravishta" "Kongresi i Lushnjës" Lushnjë. Lagja: "Xhevdet Nepravishta" "Skënder Libohova", "Loni Dhamo", "Clirim" Lushnjë, "Kadri Qystri", "Kongresi i Lushnjis", Lagja: "Gafurr Muco", Bashkia Divjakë, Divjakë, Plazh Divjakë, Xeng, Mizë, Zharnec.Komuna Grabian: Grabian, Dushk Can Stravec, Gërmenj, Hallvaxhias, Bregas. Komuna Tërbuf: Sulzotaj, Shënepremte, Gërmenj i Vogël, Bishcukas, Cermë Pasha, Cermë Shkumbin, Cermë e Sipërme, Cermë Proshk, Ndërmarrja e Naftës dhe Gazit, Cermë sector, Komuna Remas: Remas, Babunjë, Gungas, Kryekuq, Fier-Seman, Gradishtë, Karavasta, Kamenicë. Komuna Gradishtë: Spolatë, Mëhallëz. Këmishtaj, Mërtish, Goricaj, Sopëz, Ferras, Sënez.
Komuna Kolonjë: Bubullimë, Eskaj, Bitaj, Drengë, Gjonas, Halilaj
Ora 11:35 Moti i keq, OSHEE 1700 punonjës në terren, ja zonat ku po punohet për rikthimin e energjisë
Operatori i Shpërndarjes së Eenergjisë Elektrike ka shpërndarë në terren më shumë se 1700 punonjës të cilët po punojnë për riparimin e defetketeve të shkaktuara në rrjetin shpërdnarës të enerfjisxë si pasojë e motit të keq të shkaktuar nga reshjet.
Siç bën të ditur dhe OSHEE shtabi qendror ka marrë të gjitha masat përmes dispeçerive rajonale në vend, që t’i përgjigjet në kohë çdo avarie të krijuar në rrjetin e tensionit të ulët, të mesëm e të lartë, krijuar nga moti i keq.
Rreth 1700 punonjës nga 10 drejtoritë rajonale të tensionit të lartë në OSHEE, janë në gatishmëri për t’ju përgjigjur çdo problemi dhe avarie në linjat 35kV dhe pajisjet e nënstacioneve.Vëmendje i është kushtuar sidomos furnizimit me energji të fiderave që furnizojnë hidrovorët, spitalet, objekte të rëndësishme administrative.
Nga ana e OSHEE , janë marrë masa me vendosjen e grupeve të gatishmërisë dhe personelit përforcues pranë tyre apo furnizimit alternativ me dy drejtime.
Ja problemet e shfaqura në fidra dhe ndërhyrjet nga ekspertët
Sipas informacionit të përcjellë në dispecerinë qendrore të OSHEE nga zyrat rajonale, grupet e punës së OSHEE kanë riparuar defektin në n/stacionin Matkë dhe Pobrat, në linjë 35 kV, Koplik – Vukpalaj.Gjithashtu është riparuar defekti dhe në n.stacionin Mëzez duke rikthyer kështu energjinë dhe në n/stacionin Valias
Aktualisht po punohet për riparimin e defektit në linjën 35 kV, Jagodinë –Karavasta e cila furnizon me energji n.stacionet Ardenicë, Libofshë e Karavasta.
Grupet e punës së avarisë në OSHEE po punojnë dhe për riparimin e defektit në linjën 110 kV: Plasmas Fier e cila ka lënë pa energji n/stacionin Mërtish, Divjakë, Hysgjokaj, Plasmas.
Linja 110 -21/2 Plasmas-Kavajë jashtë pune.
Pa energji: n/stacioni Kavajë, Ballaj, Rrogozhinë.
N/stacioni Skelë është jashtë pune pasi është përmbytur nga reshjet e shiut
Zonat pa energji
Durrës:Nikël, Borizanë, Sukth, Karpen, Manzë , Hammallaj, Spitallë, Kryevidh
Shkodër:Rrethina,Velipojë,Zejmen,Gjadër, Ishull Shëngjin, Iballë, Qelëz pjeserisht, Gjegjan, Shënkoll Tale, Kelmend, Koplik
Elbasan: Godolesh, Gjinar, Mollas, Orenjë, Hotolisht, Labinot
Berat: Terpan, Starovë, Potom, Divjakë , Hysgjokaj , Mërtish, Sinje
Gjirokastër: Qesarat, Krahës, Kalivac, Dragot, Piskovë, Konispol, Memaliaj
Kukes: Golaj, Fajzë, Pac
Burrel: Reps, Zenisht, Mamurras, Zhei, Sllovë, Rrëshen
Fier: Portez, Kraps, Mbrostar, Levanm Libofshë, Karavasta, Cakran, Patos, Ballsh
Korcë: Bitinckë, Liqenas
Vlore: Kocul, Orikum, Xhuherinë, Selenicë, Dukat, Radhimë, Mifol, Cerkovinë, Lepenicë, Treblovë, Kaninë, Zvërnec, Novoselë
Pranë të gjithë fiderave që ushqejnë hidrovorët janë grupet e gadishmërisë të cilët shërbejnë 24 orë.
Ora 11:30 Shiu dhe rrëshqitjet e dherave, ARRSH: Problemet në Shkodër, Kukës, Tiranë, Gjirokastër
Reshjet e shiut kanë sjellë problem në qarkullimin rrugor në disa akse rrugore.
Siç bën të ditur Autoriteti Rrugor Shqiptar problemet më të mëdha janë shënuar në Kukës, Shkodër, Gjirokastër, Tiranë etj.
Situata në akset kombëtare paraqitet si më poshtë:
Në Rajonin Verior Shkodër:
Për shkak të rreshjeve të dendura të orëve të fundit, ka patur prani të materialeve në rrugë në akset e mëposhtme:
Vau i Dejes - Pukë, në Qafë Qele
Skuraj - Burrel
Bajram Curri - Valbonë
Hani i Hotit - Tamarë, tek Lugjet e Hotit (ka problem me murin mbajtës të rrugës)
Në të gjitha akset janë marrë masat nga kontraktorët për pastrimin e rrugëve dhe qarkullimi në të gjitha akset e këtij Rajoni është normal. Në Rrugën e Kombit nuk ka probleme për qarkullimin.
Në Rajonin Qëndror Tiranë: Nga informacioni i ardhur tani nga specialistet e kësaj Drejtorie rezulton se ka probleme me praninë e ujit në dy zona, në zonën e Shkëmbit të Kavajës, që është një problem për shkak të pusetave me beton dhe i dyti tek Mali i Robit, ku pusetat janë bllokuar nga mbeturinat në të dy pikat po punohet nga kontraktori për largimin e ujit nga rruga. Dy grupe të Drejtorisë së Rajonit Qëndror Tiranë janë nisur për të monitoruar nga afër situatën e krijuar në këto dy pika, dhe në rrugën Fresku - Qafë Priskë - Shëngjergj.
Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Për shkak të shirave të shumtë, ka dale një perrua në zonën e Radhimës, duke bërë bllokimin e kësaj rruge nga uji. Po marren masat per normalizimin e gjendjes.
Rekomandohen perdoruesit e rruges, te bejne kujdes ne qarkullim dhe të respektojnë sinjalistikën.
Ora 11:25 Durrësi rrezikon daljen e lumit Erzen nga shtrati
Reshjet e dendura të shiut rrezikojnë daljen e lumit Erzen nga shtrati.
Për të parandaluar një gjë të tillë ndërmarrja komunale e shërbimeve ka dalë në terren dhe ka nisur punën për mbajtjen e tij nën kontroll,pasi një gjë e tillë mund të shkaktonte ndonjë epidemi dhe dëme të mëdha për banroët që jetojnë pranë zonës.
Ndërkohë, sa i takon përzierjes së ujrave të bardha me ato të zeza, bëhet e ditur se specialistët e Bashkisë janë shpërndarë në gjithë territorin për të bërë të mundur ç’bllokimin e pusetave të cilat u bllokuan nga prurjet e materialeve të ndryshme nga shiu.
Ora 11:18 Reshjet e shiut, Ministria e Bujqësisë: Nuk ka toka të përmbytura
Ministria e Bujqësisë përmes një njoftimi të shpërndarë për emdiat, ka thënë sot se nga reshjet e dendura të shiut nuk janë shënuar probleme tek tokat bujqësore.
Madje ajo shton se nuk ka pasur toka bujqësore të përmbytura.
Ndërkohë, duke u ndalur tek hidrovorët, ky dikaster bën të ditur se, probleme ka pasur në hidroforin e Tërbufit në Lushnjë dhe Darzezë në Fier, ku ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike.
Ja njoftimi për shtyp i Ministrisë
Ministria e Bujqësisë njofton se deri tani nuk janë raportuar përmbytje në toka bujqësore.
Në hidrovoret e Tërbufit në Lushnjë dhe Darzezë në Fier ka patur ndërprerje të energjisë elektrike gjatë mëngjesit, por grupe të punës nga OSHE po punojnë për të normalizuar situatën.
Ora 10:53 Reshjet, Emergjencat Civile: Probleme në Tiranë, Lezhë, Vlorë, Shkodër
Situata e krijuar si pasojë e reshjeve të dendura në të gjithë vendin ka sjellë problem të mëdha sidomos në qarqet Turanë, Shkodër, Vlorë dhe Lezhë.
Siç bëjnë të ditur edhe Emergjencat Civile, shtabet e emergjencave në rang qarqesh janë duke monitoruar situatën në mënyrë që t’i vihet në dnihmë të gjithë banorëve nëse iu shfaqet nevoja.
Sipas Emergjencave Civile situate aktualisht në qarqe paraqitet si më poshtë:
QARKU TIRANË
Në të gjithë qarkun e Tiranës ka patur reshje intensive shiu të shoqëruara me shtrëngata. Shirat kanë shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen normale të qytetarëve në qytetin e Tiranës.
Zonat më problematike që kanë prezencë të rritur të ujit janë tek Muzeu Kombëtar, "Misto Mame", Qafë Kashar dhe në qytetin e Kamzës.
QARKU VLORË
Në qytetin e Vlorës ka patur reshje intensive pas mesnatës dhe deri në orët e para të mëngjesit. Reshjet kanë krijuar probleme në nënstacionin elektrik të Skelës dhe në zonën prapa Universitetit Ismail Qemali.
Në të gjithë rrugët e qytetit ka patur prezencë të ujit ku situata më problematike ka qenë në rrugën ‘’Transballkanike’’.
Aktualisht situata është drejt përmirësimit për shkak të uljes së intesitetit të reshjeve.
QARKU SHKODËR
Për shkak të reshjeve intensive që kanë rënë gjatë natës dhe sot në mëngjes në qarkun e Shkodrës ka patur disa probleme në infrastrukturë. Më problematike ka qenë situata te ura Tamarrë-Koplik (në ndërtim e sipër) dhe Ura e Buklit.Të dy këto ura janë dëmtuar plotësisht.
Një banesë në Vukël, Njësia Administrative Tamarrë, është përmbytur dhe familja është evakuuar për shkak të rrezikut nga përmbytja.
QARKU LEZHË
Në shumë rrugë të qytetit të Lezhës për shkak të rreshjeve të dendura të shirave kanë patur prezencë të ujit duke krijuar probleme në katet e para të pallateve, sidomos në disa banesa dhe biznese.
Hidrovoret në të gjithë qarkun punojnë me kapacitet të plotë dhe nuk kanë patur ndërprerje të energjisë elektrike. Në tokat bujqësore të rrethit të Lezhës dhe Kurbinit nuk ka patur probleme me përmbytjet.
Ndërkohë nga qarqet e tjera të vendit nuk raportohet për situata emergjente të krijuara nga kushtet e motit.
Ora 10:41 Vijon shiu në Tiranë, ja zonat aktuale me probleme
Reshjet e shiut vijojnë që të bien në Tiranë ku problemet tashmë janë shfaqur edhe në disa zona të tjera.
Konkretisht, probleme ka në Rrugën e Kavajës, ku për shkak të vërshimit të ujit ai ka mbërritur pranë kishës.
Po ashtu, zona e Don Boskos, Kombinatit, Kamzës dhe Bregu i lumit.
Ka prani uji te zona e Parkut, te Komuna e Parisit.
Ora 10:36 Shkarkesa atmosferike në Kukës, disa zona pa energji për shkak të stakimit të fidrave
Reshjet e shiut që kanë rënë prej gati 2 ditësh në të gjithë territorin e Qarkut të Kukësit, kanë shkaktuar jo pak probleme.
Përveç qyteteve Kukës, krumë e Bajram Curri zonat përreth tyre janë pa energji, pasi OSHEE ka fikur fidrat e transmetimit pasi shkarkesat atmosferike kanë qenë të shumta.
Ndëkrohë, kanë qenë me defekt fidri nr 6 në Njësinë Administrative Golaj dhe ai nr 8 në Njësinë Administartive Fajza të Bashkise Has.
Po ashtu, problem ka pasur edhe në drejtim të rënies së dherave e gurëve në disa akse rrugore, duke përfshirë këtu ehde Rrugën e Kombit.
Sipas të dhënave nga Shtabi i Emergjencave, bëhet e ditur se, kjo ka bërë që kompanitë e mirëmbajtjes së rrugëve të nxjerrin në terren ekspertët për të larguar nga traseja sasinë e dherave e gurëve, në mënyrë që qarkullimi të bëhet pa probleme.
Më problematike situata paraqitet në segmentin rrugor Bajram Curri-Valbonë, Kukës-Shishtavec dhe Kukës-Bushtricë segmente të cilat edhe për shkak të terrenit favorizojnë rënien e gurëve dhe të inerteve në rrugë.
Ora 09:13 Durrës, problem nga shiu, vështirësi qarkullimi në disa rrugë
I gjithë qyteti i Durrësit është përballur me shumë problem sa i përket qarkullimit të automjeteve pasi sasia e madhe e reshjeve nuk ka lejuar qarkullimin lirshëm të makinave të ulëta.
Ekspertët e bashkisë kanë qenë të shpërndarë në të gjithë qytetin, por trafiku i krijuar ka qenë i pashmangshëm.
Ora 09:09 Kavajë, Dëmtohet linja 110kv, disa zona mbeten pa energji elektrike
Operato i i Sistemit të Transmetimit të energjisë ka bërë të ditur se si pasojë e reshjeve të dendura të rëna në zonën e Kavajës ëhstë dëmtuar linja e transmetimit 110 kv L110-21/2 në Palmas çka ka bërë që disa zona të mbeten pa energji.
Kështu, OST saktëson se, pa drita janë banorët e zonave Kavajë, Golem, Seferaj, Qerret, Shkëmbi Kavajës, Mali Robit, Përroi Agait,
Zona e vilave Kastrati, Stacionit Trenit Golem. Qerret, Agonas bregdet, Hidrovor Sineji, Kanaparaj, Bago, Karpen, Bregu i përroit, Kanaparaj, Krye Zi,Vik Xhafaj , Xiku i Lajes dhe Helmas.
Ora 09:02 Reshjet në Fier, përmbyten në Mbrostar, Libofshë e Qendër Portez disa hektar tokë
Reshjet e shiut të cilat kanë rënë gjatë gjithë natës së kaluar dhe vijojnë të bien ende në Fier kanë bërë që disa hektarë tokë bujqësore të përmbyten.
Konkretisht, tokat janë përmnytur në Mbrostar, Libofshë e Qendër Portez.
Siç raportojnë dhe autoritetet vendore, problem ka pasur ehde në disa akse rrugore, por ndërhyrja e ndërmarjeve të bashkisë ka bërë që sasia e madhe e ujit të grumbulluar të shkarkohet në puseta.
Sakaq, gjatë gjithë natës ka pasur ehde shkarkesa atmosferike.
Ora 08:55 Reshjet e shiut, përmbyten në Tiranë disa rrugë
Disa rrugë të zonës së Don Boskos në Tiranë janë përballur në orët e para të mëngjesit me probleme, pasi sasia e ujrave të grumbulluara ka qenë e madhe.
Problemet janë konstatuar më së shumti në afërsi të pusetave të shkarkimit të ujrave, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e ekspertëve për të bërë të mundur kullimin e ujit.
Ora 08:24 Vlorë, rrezikon të përmbytet nënstacioni elektrik i Skelës
Nënstacioni elektrik në Skelë rrezikon të përmbytet si pasojë e reshjeve të dendura që kanë përfshirë Vlorën.
Sipas ekspertëve të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për të parandalur një gjë të tillë janë marrë masat dhe po punohet me një brigadë për pastrimin e ujit.
Kjo ka bërë që zona e lagjes ‘Pavarësia” të mbetet pa energji elektrike.
Tek Kampi i Puntorëve deri tek Uji i ftohtë, ku janë bllokuar disa mjete nga rënia dhe depozitimi i inerteve. Problemtatike janë gjithashtu zonat "Ujë i ftohtë" - "Radhimë", fshatrat "Sherisht", "Selenicë", "Peshkëpi", vendet e quajtura "Skelë", "Albano dhe Romina", "Kepi i kalldrëmit", lagjia "10 Korriku", zona prej të cilave ka telefonata për ndihmë nga disa familje.