Rikthehet sifilizi, spitali "Nënë
Tereza" nuk bën analiza

Rikthehet sifilizi, spitali Tereza" nuk bën analiza">
TIRANË - Mungesat e medikamenteve në QSUT janë nga më të paimagjinuarat. Kështu në klinikën e sëmundjeve veneriane, ku trajtohen 27 të prekur nga sëmundja e sifilizit, mungojnë kitet diagnostikuese. Por jo vetëm për ta. Kitet mungojnë edhe për të prekurit nga HIV/AIDS që nëse duan të bëjnë një test diagnoztikues, në klinikën ambulatore i japin një rekomandin që të shkojë në Institun e Shëndetit Publik për të bërë një anlizë të thjeshtë HIV-i. Dhe në të njëjtën situatë ndodhen edhe ata që janë prekur nga ndonjë sëmundje tjetër seksualisht e transmetueshme.

Dhe në këtë situatë, të smëurët e këësaj klinike, me pizhamet e spitalit dhe me epruvetë në dorë, u drejtohen laboratorëve privatë, për të çuar më tej akzaminimin. Rezultatet u dërgohen mjekëve të spitalit të shtetit, që më pas u vendosin diagnozën dhe si çfarë terapie do të ndjekin.

Denoncimi është bërë nga mjekët e klinikës së dermato-venerologjisë në Qendrën Universitare Spitalore “Nënë Tereza”, të cilët e cilësojnë alarmante situatën me rastet e diagnostikuara me sëmundjen e sifilizit, një sëmundje jo vetëm seksualisht e transmetueshme, por që nëse nuk mjekohet, rrezikon të dëmtojë edhe trurin. “Të gjithë mjekët janë të shqetësuar për situatën e krijuar.

Nga viti i kaluar rastet me sifiliz kanë ardhur duke u rritur, vihen re 27 raste të reja, - shpjegon doktoreshë Eva Jorgaqi. - Situata është akoma më e vështirë, pasi këta pacientë, edhe pse ndodhen të shtruar në klinikën tonë, nuk kanë kite për t’u ekzaminuar dhe duhet t’i drejtohen privatit për të bërë një analizë që në fakt duhet tua sigurojë spitali”, - na thotë mjekja dermatologe, Eva Jorgaqi. Në klinikat private ky ekzaminim kushton 8 mijë lekë të reja, por që në shumë raste pacientët ose i neglizhojnë ose nuk i përballojnë dot dhe e lënë në mes mjekimin e tyre, duke krijuar kështu pengesa për diagnostikimin e sëmundjeve veneriane dhe për ndjekjen e mëtejshme si të pacientëve ashtu edhe të partnerëve të tyre.

“Është absurde të mendosh që pacienti i hospitalizuar, me pizhame ose me epruvetë në dore i drejtohet labaratorëve privatë dhe më pas fillon puna për sigurimin e terapisë që në 80 për qind të rasteve mungon në spialet tona. Ne jemi mësuar të punojmë në situata anormale, - na thonë më tej mjekët e këtij shërbimi, - ku për të vënë diagnozën e sëmundjeve të ndryshme duhet që pacienti të plotësohet me ekzaminime në laboratorët privatë”.

Mbi 500 raste të raportuara
Sëmundja që u zhduk para viteve 90-të , pas viteve 90-të ai ëhstë rikthyer sërish. Madfje bluzat e bardha nuk nguroojnë të thonë se ka një shpërthim të sifilizit.
Mjekët mendojnë se deri më tani janë rreth 500 raste me sifiliz të raportuara, por sipas tyre asgjë nuk është e saktë, pasi shqiptarët nuk i drejtohen mjekut kur kanë sëmundje të tilla, pasi druhen se mos të tjerët marrin vesh problemet e tyre.

Shkrimi u publikua sot (28.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Luan Baçi deklaratë para SPAK: Jam këtu për një gjyq me kryetaren e bashkisë Roskovec Bufi

Luan Baçi deklaratë para SPAK: Jam këtu për një gjyq me kryetaren e bashkisë Roskovec Bufi