Rikthehet Sinan Hoxha,
së shpejti albumi i ri

Rikthehet Sinan Hoxha, <br />së shpejti albumi i ri
Këngëtari i njohur shqiptar Sinan Hoxha ka deklaruar për mediat kosovare se është duke punuar për të publikuar albumin e tij më të ri. Sipas tij dy prej këngëve të këtij albumi do të jenë të rrymës folk ndërsa të tjerat të zhanreve të ndryshme muzikore.



“Jam duke punuar mjaft shumë në albumin tim më të ri, i cili do t’i ketë tetë këngë të reja, ku secila prej tyre ngërthen në vete një tekst përmbajtësor. Uroj që adhuruesit ta pëlqejnë këtë projekt timin”,-ka thënë Hoxha.



Për të realizuar albumin e tij më të fundit Sinan Hoxha është duke bashkëpunuar me kompozitorin Alfred Sula. Ndërkaq këngëtari pritet të realizojë edhe dy klipe, produksionin e të cilave ia ka besuar “Max Production”.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

13/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)