Rikthehet sonte Europa League, përballja delikate për Milanin dhe Romën! Në fushë edhe Xhixha e Qazim Laçi

Rikthehet sonte Europa League, përballja delikate për Milanin dhe Romën! Në fushë edhe Xhixha e Qazim Laçi

Futbollisti i Milanit dhe i Rennes

Championsi i lë radhën sonte Europa League për t’u kthyer pas 2 muajve me ndeshje mjaft interesante të fazës play-off, që do të nxjerrë 8 ekipe të kualifikuara të cilat më tej do ti bashkohen 8 të tjerave në fazën e 1/8.

Me interes maksimal pritet përballja mes Milanit dhe Rennes në orën 21:00, që do ta shohë San Siron pothuajse të mbushur plot, me 7 mijë tifozë të cilët do udhëtojnë nga Franca. Italianët pritet të hedhin në fushë formacionin titullar, ndërsa në prag të sfidës së parë trajner Pioli është shprehur se ‘Europa League është Championsi i Milanit’, ndërsa ka shtuar se ‘fakti që ky klub se ka fituar asnjëherë duhet të vlejë si stimul’.

Jo më pak e bukur pritet të jetë përballja e orës 18:45 në Roterdam mes Feyeenord dhe Romës, dy skuadra që ndeshen për të tretin sezon me radhë duke nisur nga finalja e Tiranës në 2022. Në dy raste italianët ia kanë dalë të triumfojnë, por gjithmonë e kanë patur mision të pamundur në Holandë. De Rossi përveç lojës së bukur ka kërkuar që skuadra të jetë edhe fituese, ndërsa i ka kuajtur lojtarëve netët e lavdishme europiane të Romës në Europë.

Në fushë sonte në Europa League do jenë edhe skuadrat e dy futbollistëve të kombëtares, teksa Sparta e Pragës së Qazim Laçit sfidon Galatasarayn në Turqi, ndërsa Braga pret Qarabagun e  Redon Xhixhës.

Gjithashtu po sonte nis faza play-off e Conference League ku dy ndeshjet më intresante janë Ajax-Bodo Glint si dhe Betis-Dinamo Zagreb.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE

Mero Baze: Mbi përballjen e socialistëve me drejtësinë dhe nevoja për administratën e Shqipërisë në BE