Superliga shqiptare e futbollit rikthehet pas një muaji pushime. Axhenda e javës së 13-të ka pësuar ndryshime të vogla nga parashikimet fillestare, teksa ndeshjet në Shkodër dhe Tiranë do zhvillohen nën dritën e prozhektorëve.

Gjithçka nis të diel në 11 dhjetor me tre duele. Në 13:00 luhen Bylis - Laçi dhe Kukësi - Teuta, teksa në orën 15:45 në stadiumin "Niko Dovana" Erzeni pret Partizanin.

Të hënë zhvillohen dy ndeshjet e mbetura, teksa luhen me dritat e prozhektorëve. Vllaznia dhe Egnatia përballen në "Loro Boriçi" duke nisur nga 16:30, ndërsa Tirana dhe Kastrioti luajnë në 19:00 në "Air Albania" të kryeqytetit. Kujtojmë se për shkak të Kupës së Botës në Katar, Superliga u ndal me një muaj për të rinisur me javën e 13-të.

Superliga, java 13-të:

E diel, 11 dhjetor 2022

Bylis - Laçi 13:00

Kukësi - Teuta 13:00

Erzeni - Partizani 15:45 ("Niko Dovana", Durrës)

E hënë, 12 dhjetor 2022

Vllaznia - Egnatia 16:30

Tirana - Kastrioti 19:00 ("Air Albania", Tiranë)