-Titulli kalon në trekëndëshin Kukës, Fushë-Krujë-Fier
TIRANË, 14 Shkurt/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Superliga Shqiptare e Futbollit rikthehet sot me javën e 22-të të saj, ku superndeshja e javës është ajo mes Kukësit dhe Partizanit, që do të luhet në stadiumin "Zeqir Ymeri".
Ndeshja e cila do të nis në orën 14:00 në qytetin verilindor pritet të nxjerr përfundime të rëndësishme sa i takon luftës për titull.
Kukësi siç dihet është në vendin e parë, së bashku me Tiranën me pikë të barabarta, ndërsa Partizani dhe Skënderbeu janë tre pikë më pak se kryesueset dhe një fitore e skuadrës së Artim Shaqirit do të thoshte një shkëputje prej 6-pikësh dhe praktikisht një lamturimë ëndrës titull për demat e kuq. Në rast të kundër, pra nëse skuadra e tiranase e drejtuar nga Shpëtim Duro ripërsërit rezultatin e ndeshjes së parë në Kukës, pra të fitoi atëherë çështja e titullit do të jetë sërish një luftë katërshe: Tirana, Kukësi, Partizani dhe Skënderbeu.
Veç ndeshjes në Kukës, po sot do të luhen edhe ndeshjet e tjera të javës së 22-të të superligës. Në Fushëkurjë, Tirana do të pres Elbasanin, ndërsa në Fier do të udhëtojë Skënderbeu për t'u përballur me Apoloninë. Nga krahu tjetër në mesin e tabelës do të kemi sfidat Teuta-Laçi dhe në Vlorë do të luhet Flamurtari-Vllaznia.
 
Tabela e Javës së 22-të të Superligës:
Ora 14:00/ Kukësi-Partizani
Ora 14:00/ Tirana-Elbasani
Ora 14:00/ Teuta- Laçi
Ora 17:00/ Flamurtari-Vllaznia
Ora 17:00/ Apolonia-Skënderbeu
Klasifikimi: Tirana 44 Pikë, Kukësi 44, Partizani 41, Skënderbeu 41, Laçi 32, Flamurtari 28, Vllaznia 23, Teuta 19, Elbasani 12, Apolonia 9.
/f.n/