/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Superliga shqiptare e futbollit kthehet të premten pasdite me ndeshjen Skënderbeu-Teuta, për javën e 7-të të saj.
Sipas programit të përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit, java e shtatë e superiores do të nisi të premten në ora 18:00 në Korçë, ku kampionët e Shqipërisë do të tentojnë të çojnë rekordin e tyre në 7 fitore rradhazi në këtë nisje të kampionatit, ndersa Teuta do përpiqet të ndale kryesuesit.
Partizani i vendit të dytë, ashtu si edhe 7 skuadrat e tjera të kategorisë më të lartë të futbollit shqiptar, do të luajnë përgjatë ditës së shtunë.
Sipas programit, mësohet se në orën 14:00 të ditës së shtunë do të zhvillohen tre sfida: Bylis-Partizani, Tërbuni-Vllaznia dhe Kukësi-Laçi. Java e shtatë do të mbyllet në orën 17:00 me sfidën më emocionuese të javës, Tirana-Flamurtarit, që do të luhet në "Qemal Stafa".
Klasifikimi: Skënderbeu 18 pikë, Partizani 16, Teuta 12, Kukësi 10, Laçi 9, Tirana 8, Flamurtari 7, Tërbuni 3, Vllaznia 1, Bylis 1.