Rikthehet Teuta Kurti, së shpejti balada “Arushi”

Rikthehet Teuta Kurti, së shpejti balada “Arushi”
Këngëtarja e njohur kosovare Teuta Kurti prej disa kohësh i ka munguar skenës me projektet e saj muzikore.

Por mesa duket ajo ka vendosur të rikthehet së shpejti dhe këtë herë me një baladë.

Nëpërmjet një publikimi në faqen e saj në Facebook, Kurti është shprehur se kënga e saj më e re ka përfunduar.



“Faleminderit Ilir Tolajt për baladën më të mirë në botë, “Arushi”. Së shpejti do ta promovojmë dhe shpresojmë shumë se do ta pëlqeni punën tonë”,- ka thënë Teuta Kurti.



Kënga “Arushi” do të shoqërohet edhe me klip, xhirimet për të cilin kanë nisur.

Këngëtarja Teuta Kurti është shquar gjithnjë për vokalin dhe stilin unik të të kënduarit.

(xh.k/shqiptarja.com)

48/2
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?



×

Lajmi i fundit

Sot Kupa e Shqipërisë me ndeshje teke, mësoni 16 përballjet

Sot Kupa e Shqipërisë me ndeshje teke, mësoni 16 përballjet