Rikthehet Tirana International Film
Festival, e çel filmi "Burrnesha"

Rikthehet Tirana International Film<br />Festival, e çel filmi "Burrnesha"
Me një fond 1.8 milionë lekësh të dhënë nga Qendra Kinematografike dhe me një buzhet total që pritet të dyfishohet, rikthehet Tirana International Film Festival pas një viti mungese. Festivali do të mbahet nga data 28 tetor deri më 5 nëntor në Kinema Millenium në Tiranë.
 
Drejtori artistik i festivalit Agron Domi tha se “4.200 filma nga 110 vende të botës kanë synuar pjesëmarrjen në TIFF, pas rankimit të këtij festivali në listën “must” të Festivaleve rajonale të Kinemasë”
 
Sipas Agron Domit, nuk mungojnë filmat që janë shfaqur dhe kanë fituar edhe çmime në festivalet më prestigjioze, si Kanë, Berlin, Venecia, Karlovy, Vari, etj., edhe pse TIFF i Tiranës nuk i paguan ata, por vijnë më dëshirë sipas Domit.
 
Në edicionin e këtij festivali përfshihen  filma me metrazh të gjatë artistik dhe filma me metrazh të shkurtër, si “Cash Only” nga Malik Bader, “Babai” i Visar Morinës, “Burrnesha” nga Laura Bispuri, “Xenia” nga Panos H. Koutras, “Banat, Il viaggio” nga Adriano Valerio, një sukses në Festivalin e Venecias, e shumë tituj të tjerë që kanë qenë në festivale prestigjioze. Regjisorja Laura Bispuri do të jetë e pranishme nesër në hapjen e festivalit, ndërsa në orën 13.00 do të jap një konferencë për shtyp.
 
Risi e këtij festivali është se do të shkëmbehet programi në dy kinematë e Tiranës “Millenium” dhe kinema “Agimi”, që shikuesi të mos privohet nga filmat që jepen vetëm paradite, ose ata që jepen vetëm pasdite.
 
“Filmat me metrazh të shkurtër që jepen paradite në kinema Millenium, pasdite do të jepen në Kinema “Agimi” dhe anasjelltas”, tha Domi.
 
I pranishëm në konferencën për shtyp ishte edhe kineasti amerikan Yoram Kahana. Ai e vlerësoi këtë festival dhe u shpreh se e ka ndjekur me interes ndër vite.
 
“1.8 milionë është fondi i shpallur nga qendra kinematografike, por buxheti total në fund do të jetë pothuaj dyfishi i vlerës që marrim nga Qendra e kinematogrfisë”, deklaroi ndër të tjera drejtori i festivalit Agron Domi.

Së fundi Domi njoftoi se si në çdo edicion të këtij festivali ka dhe një personazh që i bëhet një tribut i veçantë, dhe ky është Pazzolini, personazh i njohur i kinemasë botërore që përkujtohet me rastin e përkujtimit të 40-vjetorit të vrasjes së tij, edhe me shfaqjen e tri filmave.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!