Rikthimi i Vetting-ut në polici, 33 drejtues ‘në sitën’ e AMP-së! Kreu i sindikatës së policisë: Ligji u jep të drejtën efektivëve ta shmangin filtrin

Vetting-u në Policinë e Shtetit u rikthye në fund të majit me vendimin e parë të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore, për largimin nga detyra e drejtuesit të Lezhës të Vehbi Bushatit. Ai u shkarkua si drejtues qarku, pasi nuk kishte dorëzuar në kohë formularin e ri të vetting-ut, por u emërua këshilltar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë. Për kreun e Sindikatës së Policisë së Shtetit Sadedin Fishta, e drejta për të mos hyrë në vetting është e parashikuar në ligj dhe shkaqet janë subjektive.

Ka të bëj me të drejtën e individit, punonjësit të policisë, nëse ky do ta realizoj vetting-un apo jo. Është e drejtë e tij që para se para se të kaloj në komision të dorëhiqet. Ka bërë tërheqje pasi e ka parë që nuk ka qenë në gjendje të mbuloj të ardhurat, apo ka pasur vështirësi. Periudha që i kërkohet janë 10 vitet e fundit.”- tha kryetari i sindikata të Policisë, Sadetin Fishta.

Vehbi Bushati, me një karrierë të gjatë si drejtues në shumë qarqe, tashmë do të jetë këshilltar i Muhamet Rrumbullakut, detyrë civile pa nevojë grade.

“Kjo mbetet në vlerësimin e drejtuesit të Policisë së Shtetit. Pra, ai e ka parë që këtu mund të ketë akoma mundësi për të kontribuar.”- tha ai.

Në vijim AMP, e cila bënë tashmë vetting-un, mund të japë sërish vendime të ngjashme, që i lë sërish drejtuesit pjesë të policisë, por pa poste. E megjithatë, për Fishtën, për rastet që mund të ketë dyshime, mund të nisë edhe hetimi penal.

“Strukturat e tjera nuk i pengon njeri për të parë nëse ka shkelje apo jo individi, ta ndjekin me procedura të tjera. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore për atë është krijuar.”- u shpreh ai.

Por, kur një drejtues që i nënshtrohet vetting-ut, përjashtohet përfundimisht nga Policia e Shtetit?

“Lirimi përfundimisht bëhet për të gjithë drejtuesit që kalojnë vetting-un dhe në raportin që paraqet komisioni del që deklarata për pasurinë nuk përputhet me të dhënat.”- tha ai.

Në radhë, për të kaluar në vlerësim kalimtar të vetting-ut janë 33 drejtues të tjerë të Policisë së Shtetit. Burime pranë AMP thonë se gjasat janë që vendimet e para të merren në shtator, pasi për ta po vijon verifikimi i të gjitha të dhënave në 2 shtylla hetimi: pasuri, aftësi profesionale dhe pastërti figure. Pas përfundimit të fazës së parë, nis faza e radhë me listën e emrave që do të shortohen. I gjithë procesi parashikohet të mbyllet brenda 2025-ës, për të vijua më pas vetëm me rivlerësim periodik që do u bëhet çdo 5 vite të gjithë drejtuesve.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/06/2023 01:10

    /NIKU/,gallata me e madhe eshte qe eshte caktuar keshilltar i Rrumbullakut,mire qe se vune keshilltar ministri.Nejse,ne rastin e V.Bushatit kemi nje djegie per shkak te teknikalitetit,se nuk arriti te dorezonte formularin e ri te kerkuar dhe ne kohe,pra Vetingun mund t'a kishte kaluar ose jo.Le t'a leme me kaq kete histori.

    Përgjigju
  • Niku: 18/06/2023 22:36

    Vetting qe te heq nga detyra dhe mund te emerohesh ne vend tjeter po ne polici. Hahahaha. Gallate me te madhe ska.

    Përgjigju
  • Polic: 18/06/2023 17:27

    Vetting në polici është komprometuar që kur 9 drejtorë kryesorë çuan thesin tek komisionerët për të dalë të pastër. Të tjerat janë llogje Kavaje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok, drejtoresha e Agjencisë së Inovacionit në Report Tv: Algoritmi i kësaj platforme krijon varësi! Duhen përdorur teknologji të shëndetshme

Mbyllja e TikTok, drejtoresha e Agjencisë së Inovacionit në Report Tv: Algoritmi i kësaj platforme krijon varësi! Duhen përdorur teknologji të shëndetshme