Tirane, 6 Janar / ATSH-Megi Zonja/- Rikthet Stallone. Kanë kaluar shtatë vite që prej interpretimit të fundit të Stallone në rolin e veteranit John Rambo, kurse me filmin e fundit,  ai arriti të mbledhë 113 milionë dollarë nëpër botë.
Ai do të jetë skenarist, regjisor dhe protagonist i filmit "Creed" të Ryan Coogler.
Sidoqoftë, ky nuk do të jetë rikthimi i vetëm i Stallone-s. Ai do të luajë edhe Rocky Balboa-n për të shtatën herë me radhë, në filmin "Creed" të Ryan Coogler. Ndërkaq, duke mos iu ndarë këtij zhanri, Stallone planifikon të luajë në filmin biografik të gangsterit Gregory Scarpa. /a.g/