TIRANË- 4 vite nga superoperacioni 'Fundi i Marrëzisë', qeveria shqiptare po diskuton hapjen e basteve sportive online pas kërkesës në federatave sportive, që e shohin si shpëtimin e vetëm financiar. Rikthimi i basteve sportive vjen si një kërkesë artikuluar edhe nga Tonin Vocaj, Drejtori i Komanduar në Policinë e Shtetit pas largimit të Gledis Nano.

Vocaj deklaroi se ka informacione që pronarët e ish-kompanive të basteve kanë zhvendosur serverat e tyre në shtetet te tjera ku bastet janë të ligjshme, prandaj është bërë pothuajse e pamundur bashkëpunimi i Policisë së Shtetit me partneret e tyre për të goditur këtë veprimtari kriminale. Në këto rrethana, drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, sugjeroi rishikimin e ligjit për lojërat e fatit për formalizmin e basteve sportive online.

“Kemi informacione se administratorët dhe pronarët e kompanive të ish basteve duke përdorur kamuflime të ndryshme me qëllim për t’iu fshehur kontrollit kanë hapur adresa personale online, kanë zhvendosur serverat qendror në shtete të tjera dhe po kthehen në pika fundore ku po marrin të ardhur nga ky aktivitet kriminal. Hapja e llogarive personale, rezultojnë jashtë Shqipërisë, ku nevojitet një kod i veçante ku vendosen skedinat, ky aktivitet vijon i shtrirë në vend në formën e adresave në distancë, shuma konvertohet në sistem pikësh dhe nga ana e faqes online pasqyrohen në llogari personale të secilit. Në rast të shpalljes fitues, individi paguhet kesh nga ai që ka faqe, të gjitha bëhen nga celulari. Jemi në komunikim me strukturat vendore, SHISH, etj për të ndjekur masat dhe për të goditur çdo rast, veprimtaria e policisë ka hasur një sërë vështirësisë nisur edhe nga fakti i përdorimit të teknologjisë, ndryshimi dhe çelja e adresave të reja, nga 2019 e në vazhdim janë bllokuar 6 mijë linqe të dedikuara për lojërat e fatit, vështirësitë bëhen më komplekse se kjo veprimtari në vendet ku janë vendosur serverat janë të ligjshme dhe bashkëpunimi me partnerët është i pamundur”, tha Vocaj.

Qeveria organizoi sot një dëgjesë publike me federatat sportive, në të cilën kryeministri Edi Rama theksoi se bëhet fjalë vetëm për bastet online dhe jo sallat apo makinetat. Kreu i qeverisë tha se nëse do të merret një vendim i tillë, pra për rihapjen e tyre, atëherë të gjitha të ardhurat që do të mblidhen do të shkojnë për kulturën, rininë dhe për sportin, me këtë të fundit që do të ketë “pjesën më të madhe të luanit”. Kryeministri veçoi se hapja do të bëhet vetëm përmes kompanive ndërkombëtare, duke paralajmëruar rivendosjen e rregullave strikte.

“Nuk do kthehemi në asnjë mënyrë te sallat, lojërat, makineta aq për dreq e për shenjtan. Konsiderata që ne po bëjmë është për bastet sportive online. Salla parazitësh në Shqipëri që luajnë për të hedhur në erë kursimet, nuk do të ketë. (...)Nëse ne do bëjmë këtë, ka vetëm këto të ardhura që ne i llogarisim që të jenë shumëfish më shumë se nga sa ne kontribuojmë çdo vit të shkojnë për sportin, kulturën dhe rininë, por në mënyrë shumë të qartë dhe dedikuar, pjesën e luanit do e marrë sportin”, tha Rama. 

"Do vendosim kushte shumë të forta do të kërkojmë patjetër që nëse kjo do bëhet do të bëhet më kompani ndërkombëtare", shtoi ai. 

Pro rikthimit të basteve janë renditur edhe krerët e Federatave, si ai i futbollit Armand Duka, i Federatës së Atletikës, Gjergj Ruli si edhe presidentet i KOKSH, Fidel Ylli me këtë të fundit që ka qenë ndër të parët që ka kërkuar publikisht rishikimin e ligjit. Drejtori i lojërave të fatit, Zhani Çakuli ka treguar rrugën që do të ndiqet për të luajtur në bastet sportive online. Nëse qeveria miraton ligjin ai tha se kanë parashikuar që regjistrimi të bëhet me ID dhe që të monitorohet online çdo transkasion, ndërsa të ardhurat do të dyfishohen.

Dëgjesa e plotë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:00
​​​​​​​Rama nuk kursen ironitë: E di që do flisje ti Luiza po më mirë dëgjo se do thonë u shit për një bast! Unë kam qenë djalli që të ka bërë magji

 

Kryeministri Rama nuk ka kursyer ironitë për të gjithë zërat që u përpoqën të ulur fytyrën e dhe suksesin e Luiza Gegës. Teksa pritej edhe fjala e saj në diskutim, Rama e ka këshilluar në formë batute të heshtë e të argëtohet në mënyrë që kritikët mos të kenë argumentin ‘u shit për një bast’

‘Ju falënderoj, e di që do fliste Luiza po më mirë dëgjo se do thonë ja u shit u bërë për një bast. Shpresoj që t’i të argëtohesh. Mos fol më dëgjo mu ase do të marrin përpara, jë pjesë e atyre që u gëzuan për ty më kanë inat mua. Unë jam djalli që të kam bërë magji, për ne është detyrim dhe nder, sigurisht mund ti kishim bërë më përpara po ne si dimë që në fillim. Dhe çdo kampion që do marrë medalje ne do të jemi të lumtur për të nderuar dhe për t’i stimuluar  sa më shumë të tjerët që të duan të jenë si ata. S’bëhet për të marrë merita.’- tha Rama.  

Ora 11:53
Rama: Nëse do rikthehen bastet sportive do bëhet me kompani ndërkombëtare! S’do lejojmë asnjë pa transparencë e ligjshmëri

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nëse do të aprovohet vendimi për rikthimin e basteve online do të bëhet me frymën e kompanive ndërkombëtare me transparencë e ligjshmëri.

‘Do vendosim kushte shumë të forta do të kërkojmë patjetër që nëse kjo do bëhet do të bëhet më kompani ndërkombëtare. Nuk do të lejojmë për asnjë gjë për transparencë e ligjshmëri. Këto janë të garantuara nga kompani të mëdha ndërkombëtare. Duam ta garantojmë atë lëvizje sportive. Çdo vit të kemi një financim të posaçëm në të gjitha shkollat’.- tha Rama

Ora 11:50
Rihapja e basteve online? Rama: Nëse po, lekët do shkojnë vetëm për sport, kulturë dhe rininë

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në rast se do të rihapen bastet online të gjitha paratë që do të vijnë do të shkojnë për sportin, kulturën dhe rininë, por “pjesën e luanit” do e marrë lëvizja sportive.

“Ne kemi sot një pjesë që u la që atëherë të licensuar të kazinove vetëm në hotelet me 5 yje që ka qenë rezultat i nevojës për të stimuluar turizmin e nivelit të lartë, nuk stimulohen të pasurit, por ekonominë se këto hotele sjellin një lloj konsumatori, se ai s’rri në hotel, po del nga aty, shkon të kala e Tiranës, futet në dyqane, blen, merr makinën me qira, është një lloj konsumatori që shpenzon dhe aty kemi një sasi të ardhurash që janë të konsiderueshme, dhe ministrja i do këto paratë në buxhet të shtetit që pastaj t’i ngelen sportit dhe kulturës, nëse ne do bëjmë këtë, ka vetëm këto të ardhura që ne i llogarisim që të jenë shumëfish më shumë se nga sa ne kontribuojmë çdo vit të shkojnë për sportin, kulturën dhe rininë, por në mënyrë shumë të qartë dhe dedikuar, pjesën e luanit do e marrë sportin”, tha Rama.  

Ora 11:47
‘Po bëhet për të favorizuar Olsi Ramën’, Rama: Pse i mbyllëm edhe bastet online në 2018

 

Kryeministri Edi Rama tha s enë në vitin 2018 kur u mor vendimi për të mbyllur lojërat e fatit, u diskutua që të mos mbylleshin bastet online. Ai shtoi se e mori këtë vendim për të mbyllur edhe bastet online pas akuzave që po vinin se Rama po favorizonte vëllanë e tij, Olsi Rama për të cilën flitej se kishte një kompani të veten të lojërave të fatit.

“Diskutimi bëhet për atë pjesë të lojërave të faktit që të gjitha argumentet edhe eksperienca pas mbylljes flasin për pamundësi për ta frenuar dhe krijimin e një kanali përfitimesh jashtë kanalit legal dhe që fitimet shkojnë në fitime të zeza që në shumë rast kanë edhe individ kriminal, nuk flasim për lojërat e fatit në tërësi,. Debati kur u m mbyllën lojërat pati një moment diskutimi se ishim skeptim për bastet online, u ngrit një furi se kjo po bëhej për Olsi Ramën dhe për mos hedhur në erë një proces ne i përfshimë edhe bastet online sportive, nuk flasim për sallat, të gjitha janë të ndaluara, po flasim vetëm për bastet online, ne po flasim për marrjen e këtij aktiviteti nga ekonomia e zezë dhe nxjerrja e përfitimeve në dritë se askush nuk e bllokon dot, a Kina, vlen reflektimi si mund ta ndihmojmë sportin më shumë se dhe ne jemi në pozitë, nuk është çështje dëshirë, edhe për ekonominë se ndikon drejtpërdrejtë është e pamundur që ne t’i përgjigjemi kërkesave tuaja, që të rrisin numrin e atleteve kampion, duhen para dhe besoj që është e arsyeshme që ne këto para t’i vëmë në dispozicion”, tha Rama.

Ora 11:39
Rama përgëzon Gjergj Rulin: Më ndihmove të palestra e Dinamos po sot ke bërë më shumë me Luiza Gegën! Trajneri: Hapi bastet të ketë para sporti

 

Kryeministri Edi Ram ka përgëzuar Gjergj Rulit ku e ka kujtuar gjatë kohës që shërbente si ish mentor në palestrën e Dinamos. Por sot Rama tha se ky i fundit ka bërë shumë më shumë duke përmendur rezultatin e Luiza Gegës.

Rama: Presidenti më i rëndësishëm i federatave shqiptare në kërcimin së gjati. Mund ta them këtu se jemi mes nesh, s’na dëgjon njeri. Mentori im që më ka ndihmuar në palestrën e Dinamos edhe rrija pas orarit dhe më ka bërë që me një sezon stërvitje në verë me pamundësinë për të bërë kërcyeshmërinë. Ti sot je shumë më shumë, sot ke bërë që një shqiptare t’ia kalojë gjermanëve.

Rruli ndërkohë ka kërkuar se do ishte hipokrizi nëse nuk do hapeshin bastet sportive.

Ruli: Ja në 1 milionë shqiptarët nëpër botë shumë kollaj e kemi. Le të hapen, mos të merremi me AKEP, e kemi celularin. Ky ves ka lind qenë kohën e Romës, veset si ndalojmë dot. Mos t’i jemi hipokrit edhe unë kam qenë jashtë kam vënë ndonjë ndeshje. Po hapi o burë i dheut të ketë para sporti. Mos të lodhen këta hape mbyll. Të lutë shumë të respektoj për fjalët e bukura mendoj që kaq thjesht që duhet të flasim gjithmonë, mos të kemi hipokrit.’- tha Gjergji

Ora 11:30
Rikthimi i basteve online? Drejtori i lojërave të fatit tregon si parashikohet të funskionojnë

 

Drejtori i lojërave të fatit, Zhani Çakuli ka treguar rrugën që do të ndiqet për të luajtur në bastet sportive online. Nëse qeveria miraton ligjin ai tha se kanë parashikuar që të monitorohet online çdo transkasion, ndërsa të ardhurat do të dyfishohen.

“Unë do propozoja që nëse do bëhet kjo dhe online, do regjistrohesh dhe do futesh kartën ID. Më parë ishte vështirë të kontrolloheshin. Ndërsa sot ID do jetë në kohë reale. Ne parashikojmë që të ardhurat të dyfshohen nga kjo fushë. Cdo transaksion do monitorohet dhe të ardhura do të shkojnë nga 50 mln euro që kanë qenë ne parashikojmë që të ardhurat të shkojnë në 100 mln euro”, tha Çakuli.

Ora 11:22
Drejtori i AKEP: Mbyllja e faqeve web e basteve online, shumë e vështirë! Pronari e ringre në pak minuta, e pamundur të ndalen

 

Drejtori i AKEP, Tomi Frashëri teksa është ndalur të mbyllja e fqeve në ueb, sqaron se edhe nëse bëhet përpjekja nga ta për mbylljen e këtyre faqeve ato mund të rikthehen sërish me një ndryshim të thjeshtë në IP (adresën e kompjuterit). Pra tekbikisht është një cikël që nuk mbaron kurrë, një kohë e humbur për diçka që është e pallogaritshme dhe e pa administrueshme,

‘ Dua të jap vetëm një shifër të faqvee web, në vitin 2019, pak kohë pas hyrjes së ligjit kanë qenë rreth 8 mijë kërkesa 3 mijë nga autoriteti i lojërave të fatit dhe 5 nga policia. Tashmë kemi vetëm 59, çfarë do të thotë kjo? Jo, nuk janë ndaluar është e pamundur. AKEP nuk ka një buton digjital përmes të cilit të mbulojë faqen, vetë AKEP është ligjërisht verbër nuk e shikon kontentin. Mbyllja e IP gjithashtu është pak delikate për arsye teknike.

Sa reale është mbyllja e këtyre faqeve? Siç e përmendët dhe ju. Si përdorues si pronarë të faqeve e kanë shumë të kollajshme ringriten e një faqeje të bllokuar. Mbyllja nga AKEP nuk do të thotë që faqja s’është aktive. ‘- tha Frashëri.

Ora 11:11
Drejtori i Komanduar i Policisë, Tonin Vocaj kërkon rihapjen e basteve

 

Drejtori i Komanduar i Policisë, Tonin Vocaj kërkon rihapjen e basteve

“Ne në mënyrë të vazhdueshme, janë ushtruar kontrolle në të gjitha ambientet, që nga 2019 janë evidentuar 286 vepra penale me 365 me autorë, 18 të arrestuar, 339 në gjendje të lirë dhe 8 në kërkim. Në 2020 269 vepra penale me 555 autor, 327 të arrestuar, 2018 në gjendje të lirë dhe 10 në kërkim. Në 20121, 422 vepra penale, 148 me 589 autor, 276 të arrestuar, 294 në gjendje të lirë dhe 19 në kërkim. Në këtë 270 vepra penale me 461 autor të implikuar. Në 2020 u organizua operacioni Fati i Lojërave, ku u arrestuan 115 persona, 24 në gjendje të lirë dhe 2 në kërkim. U sekuestruan në total 17.2 mln lekë, aparate celular, një numër i konsiderueshëm telefonash, kasa fiskale, u kontrolluan 486 lokale dhe ambiente, u sekuestrua një sallë qendrore monitorimi që monitoronte aktivitetin, u arrestuan 84 persona, në disa qytete. Në 2021 u zhvilluan 8 operacione kundër lojërave të fatit dhe janë evidentuar 40 autor, nga të cilët 27 të arrestuar, 2 në gjendje të lirë. Në këtë vit, 3 operacione, 11 të arrestuat dhe 11 në gjendje të lirë. Kemi informacione se administratorët dhe pronarët e kompanive të ish basteve duke përdorur kamuflime të ndryshme me qëllim për t’iu fshehur kontrollit kanë hapur adresa personale online, kanë zhvendosur serverat qendror në shtete të tjera dhe po kthehen në pika fundore ku po marrin të ardhur nga ky aktivitet kriminal. Hapja e llogarive personale, rezultojnë jashtë Shqipërisë, ku nevojitet një kod i veçante ku vendosen skedinat, ky aktivitet vijon i shtrirw nw vend në formën e adresave në distancë, shuma konvertohet në sistem pikësh dhe nga ana e faqes online pasqyrohen në llogari personale të secilit. Në rast të shpalljes fitues, individi paguhet kesh nga ai që ka faqe, të gjitha bëhen nga celulari. Jemi në komunikim me strukturat vendore, SHISH, etj për të ndjekur masat dhe për të goditur çdo rast, veprimtaria e policisë ka hasur një sërë vështirësisë nisur edhe nga fakti i përdorimit të teknologjisë, ndryshimi dhe çelja e adresave të reja, nga 2019 e në vazhdim janë bllokuar 6 mijë linqe të dedikuara për lojërat e fatit, vështirësitë bëhen më komplekse se kjo veprimtari në vendet ku janë vendosur serverat janë të ligjshme dhe bashkëpunimi me partnerët është i pamundur.Sugjerojmë rishikimin e ligjit për lojërat e fatit për formalizimin e basteve sportive online edhe për faktin se kjo veprimtari është e ligjshme në vendet e tjera. Lojërat e fatit si kazinotë nuk duhen lejuar”, u shpreh Vocaj.

Ora 11:10
Rama: Mos ketë ndonjëri iluzione, nuk do rikthejmë sallat me parazitë! Po diskutojmë për bastet online

 

Kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë për çdokënd se nuk do të ketë në asnjë mënyrë salla fizike të basteve në vend. Diskutimi, sqaron Rama po bëhet për bastet online.

‘Ne kemi pasur vullnet për ta lufyaar këtë fenomen, fakti që ky aktivitet nuk ka ardhur në rënie pavarësisht arrestimeve etj, nuk ka rënë si aktivitet. Që mos ketë ndonjëri iluzione. Nuk do kthehemi në asnjë mënyrë te sallat, lojërat, makineta aq për dreq e për shenjtan. Konsiderata që ne po bëjmë është për bastet sportive online. Salla parazitësh në Shqipëri që luajën për të hedhur në erë kursimet, nuk do të ketë.’

Ora 10:59
Rikthim i basteve? Rama: I prirur të jem i hapur ndaj kësaj zgjidhjeje! Mos të ngelet si veprimtari nga njerëz që shkelin ligjin

Rikthimi i basteve sportive në vend është i pandalushëm onlinë, ky ishte rezultati i kryeministrit Rama, të cilin e kishte konsultuar edhe me homolgë të tjerë të cilët po ashtu e kishin ndaluar aktivitetin e lojërave të fatit.

Numri 1 i qeverisë tha se nga dy reagimet e drejtuesve ka reflektuar sa i përket faktit se rikthimi i tyre ndihmon në buxhetin e shtetit si rrjedhojë në investimin në sport si dhe nuk ua lejon këtë ‘treg’ në të zezë kriminelëve.

‘Dua të them dy gjëra si reagim apo reflektim pas fjalëve të dy personave kryesorë.

E para jam shumë dakord që nëse ne e kthejmë kokën pas se ku ishim jemi sot si dita me natën por nëse shohim përpara se ku do jemi, si nata me ditën.

Kemi arritur shumë por, faktikisht nevojat janë shumë më tepër sesa ato që kemi plotësuar. Kemi bërë palestra kudo dhe falë tyre kemi mundësi në të hyjmë në kalendarin e parë sportiv kombëtar me skuadrat sportive të fëmijëve. Kemi regjistruar afro 650 skuadra deri tani. E kuptoj mirë Fidelin se thotë dakord, po vitin tjetër, po vitin tjetër? Dhe nëse ne japim do e heqim nga diku tjetër. Arsyetimi bën sens, pse mos t’ia heqim nga duart atyre që s’paguajnë asnjë taksë dhe ushqejnë gjithë të keqen. Kemi bërë shumë përpjekje, por e vërteta është kjo anë kam parë anën tjetër duke u konsultuar me disa prej kryeministrave që i kanë të ndaluara komplet. Dhe përgjigja e sinqertë ka qenë online ka qenë i pandalueshëm, i pranishëm edhe në ato vende. Dhe  në diskutimin që kemi bërë me ekspertë rezulton e pamundur të bllokohet. Më bën të pritur të jem i hapur ndaj kësaj zgjidhjeje që kjo veprimtari të zhvillohet nga kjo veprimtari nga njerëz të cilët shkelin ligjin. Që kanë dalë aktiv elementë me profil të lartë në krimin e organizuar.’- tha Rama.

Ora 10:48
Duka pro rihapjes së basteve: I duam për të ndërtuar fushat, kryesisht në Tiranë sepse mugojnë

 

Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është shprehur pro hapjes së basteve, ku sipas tij fondet që do të vinin nga menaxhimi i rregullt i tyre do të shërbenin për të infrastukturën e nevojshme për futbollit.

“Nuk kemi bërë shpikje, baste luhen në të gjithë botën, por me rregulla, duhen të detajuar si funksionojnë, ato që luhen, të luhen në mënyrë të ligjshme, liron dhe ministrinë e brendshme sepse nuk ka aktivitet kriminel. Duhet si një nevojë për financim që ka sporti, kjo është një mënyrë që ne mund të bëjmë diçka për sportin. I duam për të ndërtuar fushat, kryesisht në Tiranë, se jemi në një mungesë të madhe të infrastrukturës, ne nuk po u japim shqiptareve atë që duan dhe qeveria ka mundësi të tjera për t’ia dhënë fëmijëve infrastrukturën sportive, unë nuk besoj se plani 2 vjecar do na sjellë begati, kemi shumë punë për të bërë”, tha Duka.

Ora 10:46
Fidel Ylli: Qëllimi ynë ta kthejmë sportin e detyrueshëm nëpër shkolla! Me të kemi hyrë në BE dhe në Botë

 

Kreu i Komiteti Olimpik shqiptar, Fidel Ylli e ka mbështetur tezën e tij për hapjen e basteve online duke rreshtuar rëndësinë e sportit, te të rinjtë por edhe në diplomaci dhe ekonomi. Sipas Yllit falë sportit do e kemi rrugën e hapur drejt BE-së.

Ne duhet ta kthejmë sportin e  detyrueshëm nëpër shkolla. Prindërit paguajnë lekë që ta çojnë nëpër kurse tani ja paguan qeveria. Pas një viti shihet zhvillimi i fëmijëve pas sportit. A kishte krenari më të madhe që 30 mijë shqiptarë në stadium për ta. Sporti është diplomaci, komunikim, kulturë zoti Kryeministër. Suedezët erdhën dikur me mendje se Shqipëria një vend droge e ikën me mendje tjerë kur panë stadiumet.

Kemi thënë e themi, sporti është imazhi më i mirë vendit, me sportistët ne krenohemi, me Sport kemi hyrë në Evropë dhe në botë.  Sportisti shqiptar në Uzbegistan, ngrit flamurin, s’kishte kënaqësi më të madhe. Duhen shpërblime për ta. Siç janë bërë ligji që sportisti marrin shpërblime jemi vendet e para në botë që shpërblejmë.  Sport këta janë ambasadorët më të mirë zoti Kryeministër.  Dhe për skeptikët që thonë mos bëjnë baste, le të mbyllen e të kontrollin nga qeveria. Shqipërisë do i sjellim medaljet e para olimpike- tha Ylli.  

Ora 10:41
Kreu i KOKSH: Të hapen bastet e ligjshme e të kontrollohen nga shteti

 

Kreu i Komiteti Olimpik shqiptar, Fidel Yli tha se bastet sportive duhen rihapur, por që të kontrollohen nga shteti. Ai tha se duhen mbyllur kompanitë e basteve ilegale, dhe ato që funksionojnë sipas ligjit dhe të kontrollohen nga shteti.

“Është një takim pak i vonuar, kam qenë në parlament dhe kam votuar për mbylljen e basteve dhe u bënë mirë që u mbyllën, por bëjmë një pyetje tjetër, tani po luhet më shumë se më parë dhe shteti nuk ka asnjë kontroll, po luhet 20-30 mln lekë në javë, është një fenomen që unë kam thënë t’i mbyllim, po t’i mbyllim bastet në të zezë, t’i kontrolloj shteti dhe jo privati, nuk ka shtet që nuk ka kompani bastesh, si do i themi një qytetari europian që do të luajë, që ne s’e kemi ligjin, kam marrë shembuj nga ligjet e tjera që me një kartë identitet nuk mund të luajë më shumë se 500 euro, sot luhen me milion dhe sporti nuk po merr asnjë lekë, Komiteti Italian me % nga bastet, pra kur shtete europiane, i kanë këto ligje me standarte, po ne kaq të pasur jemi që t’i kontrollojë privati”, tha Ylli.

Ora 10:32
Bastet sportive sërish aktive? Rama: Dikur bëmë vendimin e duhur! Kjo periudhë kohë na ndihmoi të shohim dy anët e medaljes

 

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij u kthye pas në kohë kur u vendos ndalimi i basteve sportive të cilin e cilësoi si vendimin e duhur për të shmangur, tragjedi në familje nga varësia dhe numri i shumtë i tyre në vend. Por Rama gjithashtu u shpreh se kjo periudhë kohe na ka dhënë mundësi të shohim dy anët e medaljes, duke vijuar dëgjesën publike lidhur me aprovimin ose jo të basteve sportive.

‘E vërteta është se kjo ftesë për ta bërë këtë dëgjesë publike është rezultat i një presioni pozitiv që vazhdon prej shumë muajsh nga mana juaj që publikisht keni përsëritur, në drejtim të qeverisë kërkesën për të konsideruar formalizmin e basteve sportive. Ne e kemi ndjekur këtë debat që ju keni hapur, Ministrja e Arsimit dhe Sportit ka bërë dhe komunikime me ju për të dëgjuar nga afër shqetësimin por edhe pretendimet tuaja. Padyshim që këtu bëhet fjalë për një sasi potenciale të ardhurash që do të ishin shumë të vlefshme për sportin, qoftë për Federatat e Supersportit qoftë për shqiptare të futbollit. Por kemi një kontekst që duhet kuptuar.

Ne vendosëm të ndalojmë lojërat e fatit, nga situata dramatikë më kërpudhëzimin të tyre, pafundësinë e sallave, të makinetave, ekraneve baneteve, një shqetësm social por edhe me situata familjarë dramatike të katandisura në tragjedi. Mendojmë se ka qenë absolutisht i drejtë dhe i duhur.

Ishte një debat me pro dhe kundra ndaj nesh ishte një debat edhe me partnerët që ne e bëmë këtë vendimmarrje na këshillonin që këtë pjesë që ta konsideronim si vendimmarrje jashtë të përgjithshmes. Por, situata në atë moment ishte e tillë.

Dhe, kjo periudhë kohe na ka dhënë mundësi të shohim të dyja anët e medaljes, anët pozitivë dhe negativë, lulëzimit të këtij aktiviteti online në të zeze. Ku policia e shtetit, bahskë me ne dhe zv drejtori policisë së shtetit i cili në detyrën e mëparshme ka mbuluar edhe këtë pjesë. Një përpjekje që ka pasur rezltate dhe vështirësitë e veta. Sot, jam i gatshëm të bëjmë këtë diskutim publik dhe, brenda nesh kemi diskutimin tonë, ministrja ka tendencën të jetë në krahun tuaj sepse të ardhurat do të ishin të konsiderueshme.’- tha Rama.