Rikthimi i Cristiano Ronaldos në kombëtaren e Portugalisë ka bërë bujë të madhe në botën e futbollit. Gjatë ndeshjes, së sotme përballë Lihtenshtejnit, sulmuesi i Al Nassr ka shënuar dy gola, njërin prej tyre në një goditje dënimi.
Golin e parë, në minutën e 51, Ronaldo e shënoi nga pika e bardhë e penalltisë. Ndërsa goli i dytë ishte totalisht një spektakël për nga mënyra sesi u shënua.
38 vjeçari ekzekutoi në mënyrë perfekte goditjen e dënimit me një gjuajtje para së cilës portieri nuk mundi të bënte asgjë. Goli i Ronaldos e çoi rezultatin në 4-0 për portugezët.