Rikthim në kombëtare, Xhaka
shpreson të jetë serish tek Kuqezinjtë

Rikthim në kombëtare, Xhaka<br />shpreson të jetë serish tek Kuqezinjtë
Pas ardhjes në krye të Kombëtares Shqiptare të teknikut italian, Christian Panuçi, duket se rikthimi i Taulant Xhakës për llogari të ekipi do ndodhë shumë shpejt.

Disa ditë më parë mediat raportuan se Panuçi ka udhëtuar posaçërisht drejt Baselit, për t’u takuar me mesfushorin e ekipit kombëtar për ta bindur të rikthehet në përfaqësuese.

Marrëdhënia e Taulant Xhakës me teknikun italian De Biasi ishte shumë e ftohtë, gjë që e detyroi të heq dorë nga bashkëpunimi i mëtejshëm më De Biasin.

Krisja e marrëdhënieve mes Xhakës dhe De Biasit i ka patur rrënjët që në “Euro 2016” në Francë, derisa djaloshi nga Kosova u largua duke refuzuar të luaj nën komandat e trajnerit De Biasi.

Por, Taulat Xhaka u raportua nga mediat se nuk është takuar me teknikun e ri, duke refuzuar të shtrengojë duart me Panuçin.

Christaian Panuçi në listën paraprake të grumbullimit të lojtarëve në ndeshjen me Lihteshtajnin nuk e ka futur Xhakën në formacion.

Taulant Xhaka me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare ka shkruar mes tjerash se ka pasur një kontakt pozitiv me trajnerin, duke përgënjeshtruar lajmet që e cilësonin këtë  takim tejet të ftohtë dhe aspak konstruktiv.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...

Ivi Kaso flet për bisedat me Salianjin, mandatin e Manos dhe protestën: Andrean s’e shoh te Basha, Ervini më tha...