Rikthim nga dëmtimi pas tetë muajsh, Rafael Nadal zbret në fushë

Rikthim nga dëmtimi pas tetë muajsh, Rafael Nadal zbret në fushë

Rafael Nadal

Rafael Nadal është rikthyer në fushë. Legjenda spanjolle ndau pamjet e tij të para duke luajtur tenis, teksa u duk sikur ishte në një ndeshje, kjo gjatë stërvitjes në "Akademinë e Tenisit Rafa Nadal".

Nadal duket në formë teksa kthen shërbime të ndryshme, duke shfaqur forehand-in dhe backhand-in e tij. Tifozët dhe ndjekësit reaguan shpejt me komentet dhe entuziazmin e tyre për të parë Nadalin përsëri në veprim.

Kjo shënon seancën e parë stërvitore të Nadal që nga operacioni i tij në 2 qershor. Rikuperimi i tij filloi në janar të këtij viti, kur ai pësoi një dëmtim që duhej të lihej pas, por kjo me ndërhyrje kirurgjikale. Spanjolli u lëndua në raundin e dytë të Australian Open.

Nadal konfirmoi se sezoni 2023 për të ishte i mbyllur, duke mos luajtur më në asnjë turne. Për pasojë, 37-vjeçari aktualisht ndodhet në vendin e 240 të renditjes botërore. Lajm i mirë për fansat e tenisit është se Nadal do jetë sërish konkurrues për të paktën një sezon.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës

Deputeti i LDK: Veprimet e qeverisë Kurti, e kanë kthyer presionin e Perëndimit ndaj Kosovës