Rikthimi i basteve, shoqatat te 'Ekonomia': Dështim nëse nuk rikthehen kompanitë që ishin! Braçe: Shantazh, i ka pasur në dorë krimi

TIRANË- Me debate mes deputetëve është zhvilluar seanca dëgjimorë me grupet e interesit për bastet online në Komisionin e Ekonomisë.

Ish-kreu i Shoqatës së Basteve, Artan Shyti, në fjalën e tij tha se ligji ka problematika e theksoi se nisma do të dështojë nëse nuk rikthehen kompanitë e basteve që i menaxhonin më parë.

‘Ligji ka problematika që nuk janë marrë parasysh. Me këtë ligj lojtarët e kanë më mirë të vijojnë në paligjshmëri. Në botë ka edhe pika fizike jo vetëm online. Ligji kërkon të deklarohen edhe shumat e vogla, kjo do pengojë edhe turistët të luajnë. Pse të jenë vetëm kompani të huaja, ato do i dërgojnë paratë jashtë. Nëse nuk rikthehen kompanitë që ishin, kjo nismë do të dështojë!’- tha Shyti.

Reagim të ashpër për këtë argumente, Shyti mori nga deputeti socialist Erion Braçe. Braçe tha se ai nuk duhet të përfaqësojnë krimin në komision. Sipas Braçes para 2018 bastet i ka pasur në dorë krimi dhe i cilësoi si shantazh kërkesat e përfaqësuesve të Shoqatës së Basteve.

‘Këtë aktivitet e ka pasur në dorë krimi. Kjo ka qenë e qartë! Ti nuk duhet të përfaqësosh krimin në komision. Ju kam dëgjuar në çdo komision edhe në televizion, po ju dëgjoj dhe këtu. Po s’u kthyet kompanitë që ishin kjo gjë do të mbetet informale... është perceptuar si shantazh i qartë. Këtë aktivitet e ka pasur në dorë krimi. E dimë mirë se çfarë kemi hequr në 2018. Me telefona e mesazhe duke kërcënuar fëmijë e prindër.’- tha Braçe.

Eduart Shalsi, kryetar i Komisionit të Ekonomisë, tha se qëllimi i projektligjit është të formalizojë tregun.

‘Qëllimi është të formatizojmë tregun. Marrëzisë së madhe i dhamë fund. ‘- tha Shalsi, kryetar i komisionit të Ekonomisë.

Pak ditë më parë Komisioni i Ligjeve kaloi vetëm me votat e socialistëve projektligjin për rikthimin e basteve online. Deputetët e opozitës ngritën shqetësimin se bastet online do të thellojnë problemet sociale, ndërsa skepticizëm pati edhe mes socialistëve, me deputetin Xhafaj që ngriti pikëpyetjen e rrezikut të trukimit të ndeshjeve. 

Rikthimi i basteve online synohet të bëhet përmes licencimit të 10 subjekteve, të cilat të drejtën e licencës do ta kenë për 10 vite. Tarifa e licencimit parashikohet të jetë 400 milionë lekë, të ardhura që shteti synon t’i përdorë për zhvillimin e sportit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:04
Bastet/ Spaho te ‘Ekonomia’: Ky palo shtet si kontrollon dot lojërat e fatit! Në Shqipëri ky është aktivitet kriminal

 

Për deputetin e Partisë Demokratike, Edmond Spaho, qeveria shqiptare nuk mund të kontrollojë dot lojërat e fatit. Në komisionin e Ekonomisë, deputeti i PD-së tha se në Shqipëri ky aktivitet është aktivitet kriminal.

‘Këtu nuk i kontrollon fare shteti. Këtu nuk është shtet por palo shtet. Shteti nuk i kontrollon dot. Ligj kishim edhe para 2018 me ligj ka qenë. Duke pasur ligj arritëm në konkluzionin se duhet mbyllur. Po përdoret sporti tani gjëra si pretekst se do të mbështesim sportin. Ky është aktivitet kriminal në kushtet Shqipërisë kush thotë të kundërtën gënjen, ose del në krah të kriminalitetit. Është aktivitet i kapur nga mafia. Për fat të keq ka dhe politikanë që merren me lojëra fati. Nëse jeni kaq parimor duhet të ndaloni e të ngrini zërin. Këtu është policia kokë e këmbë e përfshirë.’- tha Spaho.

Ora 10:52
Tabaku të ‘Ekonomia’: Ligji i qeverisë për lojërat e fatit është Marrëzia me rregullat e qeverisë

 

Në komisionin e Ekonomisë deputetja e PD-së Jorida Tabaku tha se nuk shqetësohet për kompanitë që do të ofrojnë aktivitetin e lojërave të fatit por për të mirën publike dhe ky projektligj ul konkurrencën dhe përqendron aktivitetin në pak kompani siç ka ndodhur me kompanitë e karburanteve dhe në sektorë të tjerë.  Kjo tendencë ku me ligje ngushtohet tregu dhe eliminohet konkurrenca është e dëmshme, tha Tabaku.

‘Së pari, të gabosh është njerëzore dhe siç qeveria pranoi dështoi me mbylljen e lojërave të fatit ashtu siç e ka pranuar dhe në relacionin që ka sjellë këtu ku thuhet “edhe pse aktiviteti i lojërave të fatit u ndalua me ligj ky aktivitet u kanalizua në mënyrë informale” gjithmonë aktivitetet që kufizohen rrisin informalitetin dhe krijojnë ilegalitet. Diçka që e kemi thënë edhe në 2018 ku patëm diskutime për këtë çështje.

Kërkesa jonë atëherë ka qenë që ta rregullojmë tregun me këto operatorë që janë këtu dhe që të mos përpiqemi që ta përqendrojmë pra eliminojmë konkurrencën, të japim pak licenca dhe ta ulim ushtrimin e tregut në këto katër pesë licenca që jepen dhe faktikisht kjo ndodhi. Aktiviteti u shtua në mënyrë informale dhe qeveria a ishte e paaftë, e pazonja apo e korruptuar këtë e dini si ju edhe qytetarët që e lejoi të lulëzonte në terren.

Rikthehemi në një moment ku ligji ka ardhur për bastet sportive online. Nga ky rikthim mua më lindin disa shqetësime duke parë ligjin. Na rezulton se nga raporti i konsultimeve publike të gjithë ato grupe apo kompani që janë konsultuar nuk na rezulton të ketë ushtruar aktivitetin e basteve sportive. Pra janë konsultuar, FSHF, KOKSH, Sepcial Olympics in Albania dhe më pas katër apo pesë kazino apo rezorte që i shikoj nga emrat sepse e pyeta ministrinë e financave dhe akoma nuk kemi një informacion. A jeni konsultuar dhe ju?

Së dyti, në lidhje me Këshillin Shqiptar që trajton problemet e lojërave të Fatit. Një nga problemet që unë kundërshtova me MFE ishte reklamimi me mediat online. Si është në vendet e reja kjo praktikë? Duke pasur parasysh dhe teknologjitë e reja dhe algoritmet që përdoren që ta risjellin në vëmendje.

Në relacionin dhe projektligj argumentohen disa kritere, specifikash në nenin 11 të tij, ku parashikohen këto kritrere në lidhje për ato që do ushtrojnë këtë aktivitet dhe do licensohen; Kapitali themeltar jo më pak se 40 mln lekë, një nga aksionerët duhet të ketë eksperiencë në vendet e BE dhe OECD. Që këtu janë katër kompani që kanë këto kritere. Pra po ndodh pak a shumë si tek inceneratorët. Fiton kompania që ka disa aksione një kompani e huaj sa fitohet licenca kompania e huaj ikën dhe e merr licencën vetëm kompania shqiptare. Këto kritere bien në sekond të gjitha dhe licencat do të jepen vetëm për këto kompani që kanë marrë leje.

E para rritja e informalitetit dhe e dyta përqendrimi në pak duar. Çfarë bën përqendrimi në pak duar? Nuk shqetësohem për kompanitë që ofrojnë aktivitetin e lojërave të fatit por për të mirën publike dhe ky projektligj ul konkurrencën dhe përqendron aktivitetin në pak kompani siç ka ndodhur me kompanitë e karburanteve dhe në sektorë të tjerë. Kjo tendencë ku me ligje ngushtohet tregu dhe eliminohet konkurrenca është e dëmshme. Është e dëmshme sepse prishet struktura e tregut dhe konkurrenca dhe për këtë ka folur Transparency International kur tregon kapjen e shtetit. Se këto ligje këto bëjnë dhe orientojnë kur këto kompani ushtrojnë aktivitetin.’- u shpreh Tabaku.

Ora 10:33
Braçe përplaset me Artan Shytin për bastet: E dini çfarë kemi hequr unë dhe kolegët?! Morëm kërcënime nga zgëqet e burgut, po mbroni krimin

Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe duke iu drejtuar përfaqësuesve të Shoqatës së Basteve u tha se ata nuk duhet të përfaqësojnë krimin në komision. Sipas Braçes para 2018 bastet i ka pasur në dorë krimi dhe argumenti që ata sjellin se do të mbeten informale por t’u kthehen kompanive është perceptuar si shantazh.

‘Këtë aktivitet e ka pasur në dorë krimi. Kjo ka qenë e qartë. Ti nuk duhet të përfaqësosh krimin në komision. Ju kam dëgjuar në çdo komision, po dëgjoj dhe këtu. Po s’u kthyet kompanitë që ishin kjo gjë do të mbetet informale është perceptuar si shantazh i qartë. Këtë aktivitet e ka pasur në dorë krimi. E dimë mirë se çfarë kemi hequr në 2018.  Me përjashtim të një kompanie që rezistoi deri në fund, të tjerët u detyruan që t’i linin pikat e basteve. Ajo kompani refuzoi që të shiste aktivitetin, biznesin. U detyruan përmes dhunës dhe krimit. U bëmë pjesë e një aktivitet ilegal. Kush po luan tani? Kush po e bën këtë gjë?'- tha Braçe.

Braçe deklaroi se së bashku me kolegët e tij kanë marrë mesazhe kërcënuese nga "zgëqet e burgut".

“Unë dhe ca njerëz që janë në këtë komision, e dini se ça kemi hequr nga burgu unë dhe kolegët, nga zgëqet e burgut përmes telefonave (kërcënime)”, tha Erion Braçe referuar periudhës kur në Shqipëri lejoheshin me ligj lojërat e fatit.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Peshku: 20/09/2023 09:54

    Ky shyti pijaneci dele,na ben si grup interesi..ktij i fal naj 500€ gramozi me kujtim llupen e vis mulen se kan ngel jasht loje,e del e na flet ktu zari.kan rrejt gjith shqiperin gjoja kan marr licenca e tani ngelen si peshku pa uje.ik o shyt futi naj raki me kujtimin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja