Rikthimi i iluzioneve, pse janë entuziasmuar Berisha e Meta?

Rikthimi i iluzioneve, pse janë entuziasmuar Berisha e Meta?

Sali Berisha dhe Ilir Meta

E gjitha që po ndodh tani është një fotokopje e vitit 2016, por me një ndryshim. Këtë herë nuk do të kemi garën për të kapur një foto me Donald Trump gjatë inagurimit në janar, apo lobimin për ta bërë këtë punë.

Pasi i gjithë ky material është kthyer në çështje penale e material i Prokurorisë Speciale në Shqipëri, i furnizuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Ndërkaq, sot nuk do të ketë mundësi për fake news si në dhjetorin e vitit 2016, kur mediat pranë Berishës dhe Metës shkarkuan në eter ambasadorin amerikan në Tiranë, Donald Lu, i cili qëndroi edhe një vit më shumë, e më pas u emërua në një vend aziatik nga Departamenti i Shtetit.

Ambasadori aktual David Kostelancik është emëruar nga Senati dhe po pret thjesht procedurën e akreditimit.

Gjithsesi entuziazmi është i madh, e shikohet nga deklaratat e Sali berishës nga arresti i Shtëpisë, deklarata e Ilir Metës nga burgu, e natyrisht më pas qëndrimet e të gjjithë mbështetësve të tyre në rrjete dhe panelet televizive që kanë ofruar një maratonë mbi zgjedhjet amerikanet, por duke marrë opinione njerëzish që në të vërtetë as nuk kanë analizë, e as nuk kanë fuqi për të ndryshuar gjërat.

Sot, ndryshe nga 2016-a, askush nuk është kapur në suprizë nga fitorja e Donald Trump në Europë. Shikohet qartë nga deklaratat e kancelarive të mëdha, që sipas të gjitha gjasave kanë pasur lidhjet e tyre dhe realisht i kanë me stafin e Trump.

U pa qartë në takimin e Presidentit të zgjedhur të SHBA me Volodimir Zelenskin, ku njeriu në krah të tij ishte ambasadori Richard Grenell.

I cili konsiderohet ose si sekretari i ardhshëm i Shtetit, ose si kreu i CIA-s.

Madje mund të thuhet se ka një entuziazëm të shtuar për fitoren e Trump në qarqet që janë kundërshtare me njëra-tjetrën. Arabët e kanë votuar në shumicë në Michigan, e kancelari si Rijadi e Katari janë shumë të kënaqur me fitoren e Trump.

Nga ana tjetër, kryeministri skifter izraelit Benjamin Netanjahu, pasi shkarkoi ministrin e tij të mbrojtjes ditën e zgjedhjeve të SHBA, vuri një poster të madh në Jerusalem me foton e Trump ku thuhej “Ta bëjmë Izraelin e Madh”. Metaforë që është krejt e ndryshme nga MAGA e republikanëve aktualisht.

Më të gëzuarit nga fitorja e Donald Trump janë muxhahidinët iranianë në Shqipëri, të cilët presin se idhulli i tyre tu bejë gjëmën ajatollahëve, që e shikojnë si kundërshtar.

Në vitin 2016, një nga më entuziastët nga fitorja e Trump ishte lideri radikal serb, Vojislav Sheshel, që dilte në rrugët e Beogradit me mbështetësit e tij të veshur me bluza MAGA.

Edhe ai shpresoi se Trump, siç thuhej kishte marrëdhënie të mira me Putin, por në realitet, ai u burgos sërish dhe sanksionet ndaj liderëve radikalë nuk u ndalën asnjë minutë nga administrate amerikanet.

Në këtë aspekt, entuziazmi i opozitës së Sali Berishës dhe Ilir Metës pas fitores së Trump, është iluzion nga fanatikët emocional, e gajret pragmatik nga ata që e dinë lojën.

Pasi një grupim që ka një hapësirë të vogël veprimi dhe kauzash politike, kërkon një flamur që ta tundë. E MAGA mund të jetë një i tillë, qoftë edhe për të mbajtur për ca kohë. Qoftë edhe duke u mbështetur edhe tek një deklaratë e Grenell, i cili në median e familjes Berisha ka kritikuar administratën e Biden pas shpalljes së Sali Berishës Non Grata.

Por a mundet që administrata Trump ta bëjë hapin që të rrëzojë një vendim të Departamentit të Shtetit për një politikan të caktuar, i cili është në dimrin e karrierës së vet? Pse duhet ta bëjë këtë? Precedentët që citohen shpejt me Jaser Arafatin apo edhe me organizata si muxhahidinët nuk qëndrojnë. Jaser Arafati ishte politikani që pranoi të njohë Izraelin, kur atë nuk e njihte asnjë vend apo politikan arab, ndërsa muxhahidinët i dhanë SHBA sekretet e prodhimit të bombës brthamore të Iranit.

Përndryshe, asnjë politikan apo zyrtar i lartë në listën e gjatë të sanksionuarve si Non Grata nga DASH prej shumë vitesh, e sidomos gjatë administratës Trump, nuk ka pasur një rimocion.

Por sa për të kujtuar, në fund të vitit 2018, Sali Berishës dhe familjes së tij ju ndalua viza për në SHBA, që njihet me frazën e njohur të Edi Ramës: “Sali, e kalon dot oqeanin”? Pikërisht atëherë u gatua Non Grata e tij e në pushtet ishte Donald Trump, e jo George Soros, që atëherë ishte kundërshtari i tij politik më i egër.

Në këto vite realisht, nuk kemi parë një retorikë agresive si nga Trump aq edhe nga kreu i “Shoqërisë së Hapur”./TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr

Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr