Lidhur me kallëzimin e Erion Veliajt për Nesti Angonin, çshtje për të cilën një ditë më parë Gjykata e Lartë urdhëroi atë të Tiranës ta shqyrtojë, avokati Plarent Ndreca tha se është detyrë e prokurorisë të zbulojë firmëtarin.

“Ne kemi bërë kallëzim penal për falsifikim dokumenti. Është provuar që Nesti Angoni nuk ekziston, por firma është aty dhe prokuroria ka detyrim të zbulojë kush është firmëtari i këtij kallëzimi. Ne kemi bërë kallëzim për të zbuluar kush është ai që ka firmosur kallëzimin e Nesti Angonit”, tha Ndreca.


Lajmi kryesor:

Takoi Veliajn pas transferimit në burgun e Fierit, Ndreca për Report Tv: I izoluar në kushte skandaloze, pa dritë e ajrim! Vendimi politik, mund të shkojmë në gjykatë