Rikthimi i mundshëm i Messit tek Barcelona, mund ta 'detyrojë' yllin e katalanasve të largohet

Rikthimi i mundshëm i Messit tek Barcelona, mund ta 'detyrojë' yllin e katalanasve të largohet

Lionel Messi

Rikthimi i mundshëm i Lionel Messit në Barcelonë mund të sjellë një largim të detyruar për sulmuesin anësor brazilian, Raphinhan i cili u bashkua me katalanasit gjatë vitit të kaluar.

Sipas Joan Fontes, ka shumë mundësi që Raphinha të jetë një nga lojtarët që klubi do të përpiqet ta shesë në verë, nëse e rikthejnë Messin.

Kohëve të fundit është raportuar shumë për të ardhmen e brazilianit, për të cilin ende nuk ka asgjë konkrete. Por, rikthimi shtatë herë fituesit të “Topit të Artë” ndoshta do ta bëjë Raphinhan tepricë ndaj kërkesave, në varësi të mënyrës se si do të rreshtohet skuadra e Xavit.

Ousmane Dembele është opsioni i preferuar i Xavit në të djathtë, por mund të ndodhë që Xavi ose të përdor Messin në atë anë, ose ta shtyjë Barcelonën në një formacion tjetër. Nëse ai e bën këtë, mund të mos ketë hapësirë ​​për një lojtar tjetër të krahut të djathtë, në të cilin luan Rapahinha.

Për ish-futbollistin e Leeds Unitedit besohet se interesim kanë shfaqur Chelsea dhe Neëcastle United. 26-vjeçari me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri në verën e vitit 2027.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Flamur Noka, Klevis Balliu e Tedi Blushi prinë militantët në përplasjen me policinë para bashkisë

Flamur Noka, Klevis Balliu e Tedi Blushi prinë militantët në përplasjen me policinë para bashkisë