Rikthimi i personazheve të njohur në ‘Esencë’! Madona Shqiptare: Së shpejti një koncert recital!

TIRANË- Dikur ajo shijonte shkëlqimin e rrugës së saj në muzikë. Sukseset e ndiqnin dhe dashuria e madhe e fansave të cilët e pagëzuan si Madona Shqiptare. Këngëtarja Elda Shabani vjen në “Esencë” për të rrëfyer jetën larg Shqipërisë dhe planet e rikthimit. Sa kohë imazhi i saj me flokët bjond, provokuese dhe kontroverse ishte në qendër të vëmendjes. Elda thotë se përjetoi dhe momente jo të mira. Të përballesh me jehonën e famës që jo gjithnjë është pozitive. Të guxosh të sjellësh frymë të re me muzikën, pavarësisht kritikave nuk ishte e lehtë. Por pas shumë vitesh angazhim me muzikën në Shqipëri ajo zgjodhi Zvicrën për t’u përqendruar në të tjera pasione dhe një jetë krejt tjetër nga ajo në vendlindje. Sot ajo rikthehet me planet e një koncerti të madh recital për të festuar vitet e shumta që iu dedikua muzikës dhe fansave të saj.

Një tjetër emër që ka famën e një njeriu në shërbim të njerëzve është doktor Kristo Papa. Ishte një thirrje e brendshme shumë vite më parë, nxitur nga një ngjarje tronditëse në jetën e tij, që e bëri atë të merrte vendimin t’i dedikohej mjekësisë. Mjeku kardiolog  ka krijuar fondacionin “Papa” në ndihmë të atyre që kanë nevojë. Ai ka pasur shumë eksperienca gjatë punës së tij ndër vite, por një prej atyre që veçon është një operacion 18 orësh në të cilin shpëtoi jetën e një pacienti. Si një mesazh ndërgjegjësues ai thotë së njerëzit duhet të krijojnë një kulturë të dhurimit të gjakut.

Një profesion që duhet të argëtojë edhe në kushte jo të favorshme është ai i kllounit. Erind Kopliku ka disa kohë që ka zbuluar se kjo është gjëja që bën më mirë në jetë, duke iu shërbyer edhe të tjerëve njëkohësisht. Ai kujton disa eksperienca si klloun në festa por edhe në rrethana ku i është dashur të ndryshojë atmosferën apo humorin e njerëzve. Sfiduese, e vështirë por njëherësh e bukur, të jesh një klloun është një profesion i veçantë.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër