Rikthimi i 'Prefektit'/ Braçe: Qazim Mulleti, fashist! Kur politika vendos si duhet të jetë komedia është rikthim në fashizëm e hoxhizëm
Foto e publikuar nga Erion Braçe
Pas rileximit në skenën e Teatrit Kombëtar të veprës “Prefekti” ka reaguar edhe deputeti i PS, Erion Braçe. Ai shprehet se Prefekti Qazim Mulleti ka qenë i komanduar në atë post nga Fashistët e Nazistët dhe është bashkëpunëtor i tyre.
Më tej, Braçe shkruan në rrjete sociale se kur politika në shekullin e 21-të nis të vendosë se si duhet të jetë komedia e parodia, është rikthim në fashizëm e në hoxhizëm.
Deputeti thekson se fashizmi është krim, nuk është as opinion, as komedi dhe as teatër ndërsa liria e njerëzve për të parë botën si duan, e bërë komedi, parodi, art në përgjithësi, është kushtetuese.
Statusi i Braçes
Kujtojmë se leximi në Teatrin Kombëtar të veprës “Prefekti” të Besim Levonjës, i shfaqur në “Facebook” me rastin e festave të nëntorit, ngjalli një sërë kritikash. Sipas kritikëve në vepër ironizohet e tallet figura e Qazim Mulletit, ish-kryebashkiak dhe ish-prefekt i Tiranës në vitet e pushtimit nazi-fashist.
Ishte shoqata “Tirona Intellectum” që reagoi ashpër për rikthimin e kësaj vepre. Sipas tyre, duket se Teatri me këtë vepër po rivlerëson tezat e qasjet që kishte Teatri gjatë regjimit komunist, luftën e klasave dhe stigmatizimin e banorëve të Tiranës që jo vetëm u dënuan dhe iu morën pronat për t’ia dhënë elitës së re komuniste, por edhe u portretizuan dhe u përjetësuan në vepra arti.
Aktori që e risolli veprën është Arben Derhemi dhe sipas shoqatës fakti që ky aktor është nga Tirana e bën edhe më të turpshme ngjarjen. Nga ana e tij, aktori Arben Derhemi, ka reaguar në lidhje me kërkesën e Shoqatës Tirana për të hequr zyrtarisht nga transmetimi komedinë “Prefekti”.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.5%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4594
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Faktorët e riskut shtrenjtojnë sigurimin e makinave, por ‘Bonus-malus’ nuk po zbatohet! Eksperti: Historiku i aksidenteve nga 1 janari 2025
10 Janar, 12:38
-
‘Të fillojmë tani, të mos presim të hënën!’ Braçe shpall 2 objektivat e radhës: Skema aktuale e dëmshme e Bujqësisë dhe një ditë pushimi për gra e vajza! (VIDEO)
3 Janar, 11:43
-
Protesta e PD/ Berisha me një grusht militantësh bllokojnë 3 orë Tiranën: Qeveri teknike! Përplasen me policinë! Noka grusht efektivit
23 Dhjetor 2024, 17:11
-
REPLIKAT/ Braçe shpërthen ndaj Lapajt: Fashist i vogël i Berishës, ndal shantazhet! I përgjigjet kreu i ‘Shqipëria Bëhet’: Po më kërcënon
7 Dhjetor 2024, 12:50
-
Spahiu: Ky është Kuvendi më banal në 100 vjet/ Gra që sillen si burra dhe burra që sillen si gra
5 Dhjetor 2024, 21:34
-
'Kone', Zhupa ofendon Braçen: O Erion t'u rrit boja, sa shumë m** të ha goja! PS braktis Kuvendin në shenjë proteste, mbyllet seanca (VIDEO)
5 Dhjetor 2024, 12:44
-
'Më dukesh si ruse, por nuk je', Braçe i kthehet Zhupës: Mos u lyej me parfum dhe pri thonjtë! Duhet të hetohesh për dezinformim (VIDEO)
5 Dhjetor 2024, 10:46
-
Erion Braçe 'përplaset' me komentuesin: O hajvan, nuk ka urë të gatshme, po e ndërtojmë
23 Nëntor 2024, 12:11
-
Parlamenti/ Tensione të tjera në sallë, Dogjani kërkon fjalën para Idrizit dhe bllokon foltoren, ndërhyn dhe Garda! Pritet votimi i buxhetit (VIDEO)
19 Nëntor 2024, 20:03
-
Komisioni Ekonomisë ‘pro’ pr/buxhetit 2025! PD voton kundër! Tabaku: Nuk parashikohen fondet për pensionet! Braçe: Të rritet buxheti për sigurinë kibernetike
15 Nëntor 2024, 11:36
-
Skema e TVSH-së në bujqësi shkakton debate në Komisionin Ekonomisë/ Braçe-Denaj: Ka 6 vjet që bëni studime! Ministrja: Gati ta rishikojmë tatimin
13 Nëntor 2024, 16:33
-
‘Harrohet’ sigurimi i detyrueshëm i banesës! Cila është skema e re që propozojnë socialistët? Primi i sigurimit të zbritet nga të ardhurat vjetore të qytetarëve
9 Nëntor 2024, 20:44