Rikthimi i 'Prefektit' ndez 'gjakrat'! Shoqata 'Tirona Intellectum': Turp! Aktori Arben Derhemi: Ore 'intelektuhalë', se kuptoj pse jeni ofenduar ju?

Rikthimi i 'Prefektit' ndez 'gjakrat'! Shoqata 'Tirona Intellectum': Turp! Aktori Arben Derhemi: Ore 'intelektuhalë', se kuptoj pse jeni ofenduar ju?

Baner i veprës 'Prefekti'

Leximi në Teatrin Kombëtar të veprës “Prefekti” të Besim Levonjës, i shfaqur në “Facebook” me rastin e festave të nëntorit, ngjalli një sërë kritikash. Sipas kritikëve në vepër ironizohet e tallet figura e Qazim Mulletit, ish-kryebashkiak dhe ish-prefekt i Tiranës në vitet e pushtimit nazi-fashist. Ishte shoqata “Tirona Intellectum” që reagoi ashpër për rikthimin e kësaj vepre. Sipas tyre, duket se Teatri me këtë vepër po rivlerëson tezat e qasjet që kishte Teatri gjatë regjimit komunist, luftën e klasave dhe stigmatizimin e banorëve të Tiranës që jo vetëm u dënuan dhe iu morën pronat për t’ia dhënë elitës së re komuniste, por edhe u portretizuan dhe u përjetësuan në vepra arti. Aktori që e risolli veprën është Arben Derhemi dhe sipas shoqatës fakti që ky aktor është nga Tirana e bën edhe më të turpshme ngjarjen.

Nga ana e tij, aktori Arben Derhemi, ka reaguar në lidhje me kërkesën e Shoqatës Tirana për të hequr zyrtarisht nga transmetimi komedinë “Prefekti”.

Me anë të një reagimi, Arben Derhemi shkruan se rrjetet sociale u kanë dhënë të drejtë çdo qenieje “Intelektuhale”, siç i quan ai, të sajojnë çfarë u intereson. Derhemi, i cili është në rolin e Prefektit, shton se nuk e kupton se “ku janë prekur tironcat e vërtetë”.

“Unë e di që ne sot jetojmë në boten e internetit dhe rrjetet sociale i kane dhëne të drejtë çdo “qenie intelektuhale” te sajoje e shpife ç’i intereson dhe i vjen për shtat, por nuk kuptoj ku i ka prekur këta tironcat e vërtete, leximi qe ne i bëme veprës groteske “Prefekti”, në një këndvështrim tjetër dhe për ta evidentuar si figura historike të madhe. Ju qe i bini tam tamit te patriotizmi OFJ-ist meritoni vetëm një batute me te cilën mbyllet vepra: “U ulen malet, u ngritën halet”, shkruan Derhemi.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja