Rikthimi i 'Prefektit'/ Mbesa e Qazim Mulletit: Të tallet mbiemri ynë është e tepërt, ne ende vuajmë! Artistët kanë detyrë të edukojnë

Rikthimi i 'Prefektit'/ Mbesa e Qazim Mulletit: Të tallet mbiemri ynë është e tepërt, ne ende vuajmë! Artistët kanë detyrë të edukojnë

Besforta Mulleti dhe aktori Arben Derhemi

Pas rileximit në skenën e Teatrit Kombëtar të veprës “Prefekti”, ka reaguar dhe mbesa e Qazim Mulletit, ish-prefekt dhe ish-kryebashkiak i Tiranës, i cili ironizohet te vepra e Besim Levonjës, i shfaqur në “Facebook” me rastin e festave të nëntorit.

Në reagimin e saj Besforta Mulleti tregon vuajtjet e familjes së saj gjatë kohës së komunizmit, ndërkohë që sipas saj edhe sot vuan akoma pasojat.

"Unë isha 8 vjeç kur familja ime u rikthye në Tiranë. Deri atëherë ne kishim jetuar në Shkodër, ku familja e babait ishte vendosur pas vdekjes së gjyshit dhe përfundimit të internimit në Kavajë, meqenëse nuk iu lejohej të ktheheshin në Tirane, pasi ishin dëbuar. Unë isha një tiranase që flisja me dialekt shkodran e sa herë përmendja mbiemrin, dëgjoja fraza nga shokët e klasës “Mulleti? Si Qazim Mulleti?”, të cilët vazhdonin me pas me batuta nga komedia. Unë nuk e kam parë kurrë të ashtuquajturën komedi “Prefekti”. Besoj se nuk është e nevojshme t’ju them pse… por e mbaj mend shume mirë zhgënjimin në fytyrën e babait tim sa herë që ndërronte kanalet dhe ndonjë kanal lokal po shfaqte komedinë. Pardje, më 28 Nëntor 2021, Teatri Kombëtar vendosi të rishfaqte njërën prej “kryeveprave” të komunizmit, komedinë “Prefekti”. Kjo ka qenë gjithmonë një temë shumë e ndjeshme për familjen dhe fisin tonë", shkruan ajo.

Besforta Mulleti thotë se artistët që kanë për detyrë morale si në çdo vend të botës të edukojnë duhet të bëjnë të njëjtën gjë edhe këtu dhe nëse nuk e bëjnë këtë, të paktën nuk duhet të hapin plagët e atyre që kanë vuajtur.

"Ne akoma luftojmë nëpër gjyqe për të drejtën e pronës. Ne jemi nga ato familje që u shpronësuan për të mirën e interesit publik nga Bashkia e Tiranës para pak vitesh për të ndërtuar një shesh rekreativ, të cilit minimalisht duhet t’i kishin vënë emrin “Qazim Mulleti”. Të gjitha këto durohen, por të vazhdohet të përtallet mbiemri jonë në vitin 2021 është e tepërt. Në një vend ku akoma debatohet për shkrimin e saktë të historisë, sidomos të asaj pas vitit 1944, të vendosesh të rishfaqësh ditën e Pavarësisë, një vepër që tall e denigron një figurë që e nderon ajo pjese e Shqipërisë që e njeh mirë historinë dhe patriotët e vërtetë, është e turpshme dhe aspak njerëzore.

Artistët kudo në botë krahas artit, e ndjejnë për detyrë edhe të lobojnë për kauza të rëndësishme e të edukojnë popullin. Në një vend si Shqipëria, ku strukturat përgjegjëse nuk funksionojnë, ky detyrim bëhet më i madh për artistët shqiptarë. Është detyrë e tyre dhe e shoqërisë civile të promovojnë vlera e figura që kanë kontribuar pozitivisht për këtë vend. Nëse nuk mund ta bëjnë këtë, atëherë të paktën të heshtin e te mos vënë gishtin ne plagë. Doni të bëni art? Filloni shkruani kryevepra të reja, vini në skenë vepra te intelektualëve të dënuar, persekutuar, burgosur e pushkatuar nga regjimi komunist, përndryshe mbeteni vetëm ca artistë të rëndomtë që as teatrin tuaj nuk e mbrojtët dot", përfundon mesazhi i saj.

Kujtojmë se leximi në Teatrin Kombëtar të veprës “Prefekti” të Besim Levonjës, i shfaqur në “Facebook” me rastin e festave të nëntorit, ngjalli një sërë kritikash. Sipas kritikëve në vepër ironizohet e tallet figura e Qazim Mulletit, ish-kryebashkiak dhe ish-prefekt i Tiranës në vitet e pushtimit nazi-fashist. Ishte shoqata “Tirona Intellectum” që reagoi ashpër për rikthimin e kësaj vepre. Sipas tyre, duket se Teatri me këtë vepër po rivlerëson tezat e qasjet që kishte Teatri gjatë regjimit komunist, luftën e klasave dhe stigmatizimin e banorëve të Tiranës që jo vetëm u dënuan dhe iu morën pronat për t’ia dhënë elitës së re komuniste, por edhe u portretizuan dhe u përjetësuan në vepra arti. Aktori që e risolli veprën është Arben Derhemi dhe sipas shoqatës fakti që ky aktor është nga Tirana e bën edhe më të turpshme ngjarjen.

Nga ana e tij, aktori Arben Derhemi, ka reaguar në lidhje me kërkesën e Shoqatës Tirana për të hequr zyrtarisht nga transmetimi komedinë “Prefekti”.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 03/12/2021 12:16

    Nuk po i marim vesh keto debate fare pa vlere ka qene s’ka qene burre i mire apo trim e dine vete bashkejetuesit e kohes arti eshte art me Qazim apo me Enver njerezit duhet te kene art.

    Përgjigju
  • Daje Ceni: 03/12/2021 12:10

    O Shuli te dera shul qenke dhe shul do te mbetesh. Provo te rrish me dere hapur edhe me dere mbyllur te jesh po ta marrin vesh se ke para ose sende me vkere te vine dhe ta vene koburen ne koke.

    Përgjigju
  • Flori: 02/12/2021 12:38

    Jemi te mbaruar si pupull

    Përgjigju
  • Kacurrel: 02/12/2021 11:26

    Po mire ca do bejne ata qe kane mbiemrin hoxha do e nderrojne prej enver hoxhes? apo ta bejne mbiemrin mulleti te gjithe..hahaha

    Përgjigju
  • Xha Temja: 02/12/2021 11:23

    Besforta e dashur. Kur ishte gjyshi juaj me ka treguar babai ne Tirane flije me dere hapur kurse sot Tirana eshte kthyer ne cerdhe droge prostitucioni arene vrasjesh.

    Përgjigju
    • Shuli te dera: 02/12/2021 15:38

      Me deren e dhomes hap gjithmon kena flejt po deren jasht e kena siguru mire. Edhe per kohen e enverit me dere hap kena flejt si i bi ka qen burr i mire enveri?

  • Den: 02/12/2021 11:02

    Komedia ndofta e ekzagjeruar,por Qazim Mulleti do te mbetet per jete bashkepunetor i pushtuesve Ky eshte fakt dhe nuk mund ta ndryshoje as djathta dhe as e majta

    Përgjigju
    • Qwert: 03/12/2021 12:05

      OK. Bashkepuntor.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja