Që prej orëve të para mëngjesit vendi ynë është i përfshirë nga reshjet e dendura të shiut. Institutiti i Gjeoshkencave përmes një njoftimi bën dije se shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Lezhë dhe Durrës.

Ndërkohë edhe ditën e nesërme reshjet do të jenë prezente. Në  qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare.

“Sot pasdite (e shtunë, dt. 16) priten reshje mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Elbasan, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare. Në të gjitha qarqet priten shtrëngata. Nesër (e diel, dt. 17) priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet”, thuhet në njoftim.

Temperaturat nesër parashikohen:

Në bregdet: 13 / 19 °C

Në vendet e ulëta: 9 / 20 °C

Në vendet malore: 6 / 16 °C

Ndërkohë era pritet të jetë e lehtë deri mesatare.