Ish kryeprokurorja Ina Rama fiton një tjetër betejë ligjore me Këshillin e Lartë të Drejtësisë këtë herë në Gjykatën Kushtetuese.
 
Me një vendim të marrë më 10 Qershor dhe zbardhur këtë të enjte Kushtetuesja ka vendosur të mos pranojë padinë e KLD-s e cila kërkonte prishjen e vendimit të Gjykatës së Lartë që i kish dhënë të drejtë Ina Ramës për tu rikthyer në postin e gjyqtares në apel.
 
Sipas kushtetueses në argumentin 13 sqarohet se “kërkuesi nuk ka arritur të argumentojë në nivel kushtetues pretendimet për shkelje të procesit të rregullt ligjor, sipas kërkesave të nenit 42 të Kushtetutës, për rrjedhojë ato janë haptazi të pabazuara.
 
Ajo që mbetet për tu parë pas këtij vendimi dhe përballjes 3 vjeçare të Ina Ramës me KLD, është nëse do të zbatohet apo jo ky vendim që lë në fuqi detyrimin që KLD ta rikthej znj.Rama në Gjykatën e Apelit në Tiranë në funksionin e gjyqtares.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com