Rikthimi në libër i Skënder Sallakut
me batutat gazmore dhe kujtimet 

Rikthimi në libër i Skënder Sallakut<br />me batutat gazmore dhe kujtimet 
Jeta e humoristit të shquar Skënder Sallaku do të zbulohet tashmë në një libër të shkruar nga bashkëshortja e tij.

Libri monografik “Skënder Sallaku” me autore Vitore Sallakun është promovuar me moderimin e artistit Bujar Kapexhiu që ka punuar me këtë artist energjik e të talentuar të humorit.

Skënder Sallaku ka ndërruar jetë në shkurt të vitit 2014 në moshën 79 vjeçare. 

Në këtë promovim artistët shprehen se nuk duan të besojnë se Skënder Sallaku është larguar nga kjo jetë. Vazhdon e qeshura që la pas.

Unë mund të them se nëqoftëse jemi mbledhur për Skënder Sallakun është e pamundur që të jemi kaq seriozë. Sepse kur ne themi Skënderi, neve na vjen buzëqeshja. Buzëqeshim dhe kujtojmë historitë e tij të jashtëzakonshme” tha Bujar Kapexhiu.

Aktorët e njohur Margarita Xhepa, Tinka Kurti, Roza Anagnosti e të tjerë kujtojnë sesi Skënder Sallaku në ccdo rrethanë që ndodhej dinte të falte buzëqeshjen, të qeshurën dhe gëzimin.

Humoristi i njohur Zef  Deda kujton se Skënder Sallaku ishte mësuesi i tij i parë që e futi në botën e bukur të humorit. 

Kam pas fatin e madh me jetu kohën e tij derisa shkoj aty në qiell ku prapë ne sot e kujtojmë. Ato mënyrat dhe mësimet e mrekullueshme që na i la dhe ne do i ndjekim derisa të kemi jetë me kulturë dhe humor” tha Deda. 

Jeta e aktorit të madh të humorit në këtë libër monografik vjen e mbushur me batuta gazmore, me të papriturat skenike, spektaklet, turnetë, situatat komike, por edhe me përplasjet ideore dhe keqkuptimet në diktaturë, cilësi këto që Skënder Sallakun e kthyen në një lengjendë të humorit popullor.

skender sallaku

skender sallaku

skender sallaku

skender sallaku

skender sallaku

 Foto të tjera 


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)