Për herë të parë këtë sezon Skënderbeu luan sot në Korçë, pasi pret Tiranën në orën 18:30 për javën e 4 të Superligës. Korçarët renditen të fundit me vetëm 1 pikë në 3 ndeshje, por tani me mbështetjen e tifozëve duan ta ndryshojnë këtë qasje. Për të qenë pranë futbollistëve sot në Korçë priten rreth 4 mijë tifozë.
“Futbolli luhet për tifozët dhe ata janë një shtysë e madhe për çdo sportist dhe çdo klub,”-u shpreh Julian Ahmataj, trajner i Skënderbeut.
Edhe pse përballë kanë një Tiranë që vjen pas fitores me Vorën, për Ahmatajn në këtë ndeshje llogaritet vetëm fitorja.
“Patjetër që në çdo ndeshje ne hyjmë për të marrë 3 pikët. Në çdo stadium ku ne luajmë. Patjetër do jetë skuadra në maksimum se kjo ndjehet edhe tek sportistët,”-tha Julian Ahmataj, trajner i Skënderbeut.
Edhe në kampin bardheblu janë përgatitur për fitoren. Trajneri i Tiranës Klafuriç thotë se skuadra kërkon të vijojë me 3 pikët dhe ka besim se do të mposhtin Skënderbeun.
Java e 4 e Superligës vijon të shtunën me derbin Partizani-Dinamo që do të luhet në Vorë si dhe Teuta-Vora në Durrës. Të dielën në program janë sfidat Laçi-Vllaznia dhe Elbasani-Egnatia që mbyllin javën e 4 të kampionatit.











Komente
Komento