Rikthimi, Starova: Ta ngremë
Partizanin aty ku i takon

Rikthimi, Starova: Ta ngremë<br />Partizanin aty ku i takon<br>
Partizani do të përpiqet të ristartojë sezonin nën drejtimin e Sulejman Starovës, pas 4 humbjesh, 3 fitoresh dhe 2 barazimesh, që i shkaktoi Mark Iuliano. Në mbyllje të fazës së parë, nga 9 ndeshje, “të kuqtë” kanë grumbulluar vetëm 11 pikë dhe gjenden në vendin e gjashtë.

Ky rekord negativ detyroi drejtuesit e Partizanit, pas humbjes së fundit me Kamzën, që të largojnë Iulianon, për të rikthyer të përhershmin Sulejman Starova. Trajneri e ka të qartë që në rikthimin e shtatë në stolin e Partizanit nuk do ta ketë të lehtë. Problem në stërvitjen e parë të trajnerit ishte vonesa prej afro një ore e seancës, pasi fushat në kompleksin në Kamëz ishin të zëna.

Megjithatë si një prej njohësve më të mirë i të kuqve, 61-vjeçari e di mirë se çfarë kërkohet: te Legjenda duan trofe dhe ecuria larg prishmërive në fazën e parë të kampionatit duket se ka ridimensionuar objektivat. Tashmë synohet Kupa dhe ngushtimi i diferencës nga kryesuesit në Superiore. “Objektivat janë ato që dihen, por tashmë objektivi ynë konkret është Kupa e Republikës dhe pastaj të fitojmë sa më tepër pikë në këto tre faza, pasi kampionati ynë tani do të nisë, për të synuar të ngjitemi sa më lart nga kundërshtarët dhe për ta ngritur emrin e Partizanit aty ku e takon.

Kthimi im te Partizani është një detyrim, pasi nuk isha jashtë klubit. I bëra thirrje skuadrës që ta harrojë fazën e parë, pasi kemi përpara një kampionat të ri. Me kokën të ulur edhe duke punuar, që të hyjmë si ushtarë në fushë dhe të dalim si gjeneralë, siç thoshte Loro Boriçi. Me entuziazëm dhe të bashkuar duhet ta kalojmë në mënyrë urgjente këtë situatë. Nuk ka dyshim që skuadra do të përforcohet në janar, por në harkun e këtyre tri fazave duhet të jemi të durueshëm, pasi kthesa nuk bëhet në mënyrë rrënjësore”, tha fillimisht Starova, duke folur dje para mediave si trajneri i Partizanit.

Falenderimi për Moggi-n
Marrëdhënia me drejtorin e përgjithshëm të klubit, Luciano Moggi është një tjetër temë interesante, pas kritikave të mëparshme të Starovës për përforcimet jo në nivelin e duhur gjatë meratos së verës. “Kam fjalët më të mira për Moggin, pasi kandidatura e tij isha vetëm unë. Për këtë e falënderoj, në kuptimin që ato kritikat e mia të mëparshme e kanë bërë ikonën e futbollit uitalian dhe botëror që të punojë në këtë mënyrë, që njeriu kur gabon ta kuptojë. Nuk ka gabuar vetëm ai, por është gabuar në mënyrë zinxhir. E kemi thënë që nuk jemi të kënaqur nga përforcimet, pasi skuadra e vjetshme ishte “de facto” kampione, edhe pse jo “de jure”, theksoi Starova.

Trajnerët e huaj
Në fund Starova kishte fjalë të mira edhe për të shkarkuarin Mark Iulian. Sipas trajnerit shqiptar, Iuliano ka punuar mire te Partizani, por u penalizua nga koha e shkurtër për të njohur futbollin shqiptar dhe lojtarët. “Iuliano jam i bindur që është trajner i mirë. Ka pasur një eksperiencë fantastike si lojtar në një prej skuadrave më të forta në botë. Nuk është i pari Iuliano që nuk ka rezultate, por ky është një fenomen i të gjithë trajnerëve të huaj që vijnë në Shqipëri, sepse në dy muaj nuk mjafton koha të njohin futbollin këtu, të njohin të gjithë lojtarët dhe kundërshtarët. Kjo është arsyeja që nuk kishte rezultatet e duhura, pasi skuadra është stërvitur mirë dhe ka disiplinë”, ka deklaruar trajneri i sapo emëruar i Partizanit, Sulejman Starova.

dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)