Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka inspektuar sot punimet për rikualifikimin e një tjetër blloku banimi në kryeqytet. Bëhet fjalë për bllokun që ndodhet ndërmjet Kombinatit dhe Selitës, në Njësinë Administrative nr. 6 në Tiranë. Ai e konsideroi ndërhyrjen në rrugët “Sabaudin Gabrani,” “Jonuz Rama” dhe “Hamdi Çullhaj” si një investim të jashtëzakonshëm për zonën.
“Është një lajm i jashtëzakonshëm që në këto 10 segmente vjen urbanizimi për të gjithë banorët e Kombinatit, në këtë zonë të ndërmjetme mes Selitës dhe Kombinatit. Ndonjëherë, kur nuk do ta bësh një punë, thua gjithmonë i përket një lagjeje tjetër. Por, kur do ta bësh një punë, nuk ka rëndësi fare nëse është Selitë, Kombinat apo është e ndërmjetme, sepse në fakt puna duhet bërë”, tha Veliaj.
Më tej Veliaj vlerësoi bashkëpunimin me banorët e zonës, për të cilët tha se do të kenë një rritje të vlerës së pronës falë këtij investimi të Bashkisë së Tiranës.
“Kur të gjithë bashkëpunojnë, kur të gjithë japin energji të mirë, të gjithë heqin kangjellat, avllitë e tyre, për të mirën e përbashkët, për t’u siguruar që përtej asfaltit që duket në sipërfaqe, është riparuar gjithë sistemi ynë i kanalizimeve, sistemi i ndriçimit dhe në njëfarë mënyre mund të themi që vetëm nga kjo punë që është bërë është rritur vlera e pronës me 25-30 %.
Ajo që ne shohim shpesh është që sapo mbaron një punë cilësore nga Bashkia, sapo vjen një urbanizim me themel i lagjes, rritet edhe njëherë vlera e pronës. Edhe për këta banorë që ndoshta kanë qenë të fundit që janë legalizuar dhe të fundit që janë urbanizuar, unë them që sot janë tamam në kryeqytet”, shtoi Veliaj.
Projekti parashikon ndërhyrje të rrënjësishme në rrjetin rrugor në brendësi të bllokut në Njësinë Administrative nr. 6 në kryeqytet. Po realizohen punime në trup të rrugës, punime trotuari, bordura, punime në sigurinë dhe sinjalistikën rrugore si dhe punime për ndriçimin e zonës.
Xh.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
27%
-
Pak
60.4%
-
Nuk e di
12.6%
Vota total: 1171
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Inflacioni vijon rënien’, BSH nuk ndryshon normën bazë të interesit, mbetet 2.75%! Sejko: Tensionet tregtare të huaja, rrezik për ekonominë
5 Shkurt, 17:05
-
Tiranë/ Zhduken 2 të mitur nga Qendra Kombëtare Pritëse e Viktimave të Trafikimit, punonjësja denoncoi ngjarjen
5 Shkurt, 16:25
-
‘Pakti i qyteteve të lira’ në Tiranë, Veliaj: Dëshmi e transformimit dhe zhvillimit urban! Rama: Si kryebashkiak u frymëzova nga shembulli i Barcelonës dhe Amsterdamit
5 Shkurt, 15:45
-
Sondazhi për Tiranën/ Zaloshnja: PS merr 19 mandate, epërsi me votën e diasporës! PD dy deputetë më pak se në 2021
5 Shkurt, 14:59
-
Tiranë/ Shiste monopatina dhe biçikleta elektrike të vjedhura, arrestohet 27-vjeçari
5 Shkurt, 14:58
-
Vrasja e postierit në Kamëz, RENEA bastis sërish banesën e Ervis Lamit! Nuk gjendet aty, dyshime se u arratis në Kosovë (VIDEO)
5 Shkurt, 13:24
-
Arratisja nga burgu i Shënkollit, i dënuari kapërceu murin 4 metra me llamarinë! Report Tv në banesën e tij në Tiranë, nëna: S’e di ku është! Kontrolle në xhami
5 Shkurt, 11:59
-
Arrestohet anëtari i bandës së Niklës në Tiranë, ‘mjeshtri i arratisjeve’ që alarmoi Italinë! Dyshohet se iku nga qelia e Trevisos me ndihmën e Ndranghetës
5 Shkurt, 11:41
-
Hetimi pasuror, Ajola Xoxa rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon kthimin e telefonit të sekuestruar
5 Shkurt, 11:23
-
Tiranë/ Vrau me thikë djalin pasi e bullizonte, gjykata cakton arrest me burg për 74 vjeçarin
5 Shkurt, 11:21
-
VIDEO/ Belind Këlliçi gënjen hapur! Përgënjeshtron veten brenda 4 minutave, në siklet nga akuzat se paguhet nga Belinda Balluku
5 Shkurt, 10:51
-
Valon Arifi: Ju kujtohet Albin Kurti dhe Bojken Abazi si e vandalizuan Tiranën për projektin e 'Teatrit Kombëtar'? Tani promovojnë të njëjtin projekt
4 Shkurt, 20:37