SHKODER - Me përfundimin e sezonit turistik në plazhin e Velipojës kanë nisur punimet për ndërtimin e plotë të pedonales pranë bregut të detit. Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i shoqëruar edhe nga të zgjedhurit vendorë panë nga afër këto punime. 

Gjatë këtij inspektimi Rama theksoi se projekti synohet të përfundohet përpara sezonit turistik 2015, ndërsa u ndal edhe tek roli i policisë së shtetit në frenimin e ndërtimeve pa leje.

"Me përiudhën e fundit me ndërhyrjen e policisë, apo me futjen e policisë në këtë proces, ka një rënie të jashtëzakonshme të ndërtimeve pa leje dhe ndërkohë kjo është një zonë që kërkon edhe një proces legalizimi për shtëpitë e dyta." tha Rama

Edi Rama

Ndërsa pyetjes së një prej gazetarëve nëse ka një listë të objekteve që mund të prishen në metropolin verior, shefi i qeverisë i jep këtë pergjigje.

"Bëj fiskulturë sepse unë e lashë ca ditë fiskulturën edhe më filloi mesi. Ti shoh se ke rritje peshe dhe kjo do të ndikojë në kolonën vertebrale." tha Rama

Gjatë vizitës në metropolin verior, Kryeministri u ndal edhe në rrugën Shkodër-Shirokë. Në fjalën e tij Rama theksoi se këto rrugë do të kthehen në akse të zhvillimit të Shkodrës.

"Është e domosdoshme që të gjithë këto akse, të kthehen në akse të zhivillimit të vetë Shkodrës si qendër dhe si territor." u shpreh kryeministri

Edi Rama

Më pas kryeministri Rama ka inspektuar edhe punimet në bllokun e pallateve në lagjën “Dergut” brenda ne qytet, investim i Fondit të Zhvillimit të Rajoneve. Vizita e kryeministrit Rama është mbyllur në fshatin e Golemit, në komunën Rrethina, ku është njohur me një investim që po kryhet në infrastrukturën e këtij fshati. 

Gjatë bashkëbisedimit me kryeministrinë Rama përfaqësuesit e pushtetit lokal I kanë theksuar faktin se në këtë zonë prej 24 vitesh nuk është kryer asnjë investim.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)