"Rilindja" në Fier, PS: Pas 23
qershorit Berisha do japë llogari

qershorit Berisha do japë llogari">
FIER - Programi Rilindje, të cilin Partia Socialiste synon ta vë në zbatim pas fitores në zgjedhjet e 23 Qershorit, u prezantua sot në qytetin e Fierit.

Lideri i Partisë Socialiste Edi Rama deklaroi se pas 23 Qershorit kryeministri aktual Berisha nuk do të jetë më në pushtet. Në fjalën mbajtur para të pranishmëve, Rama theksoi se Partia Socialiste pas fitores së saj do të ndryshojë Shqipërinë. “Në 23 Qershor Berisha do largohet i mundur dhe do jetë pa fjalë. Ne do të ndryshojmë drejtimin e Shqipërisë”, -deklaroi Rama.

I konceptuar në formën e shpalosjes së çdo pike të këtij programi nga deputetët përkatës, deputeti socialist Saimir Tahiri tha se pas 23 Qershorit, kryeministri Berisha “nuk do t’i shpëtojë llogarisë së hapur që ka me Partinë Socialiste dhe me drejtësinë, “ai, djali i tij, vajza e tij, badigardi i tij”, shtoi Tahiri.

Duke iu referuar në mënyrë të tërthortë ngjarjes së ndodhur me babain e tij i cili u arrestua pak ditë më parë për kontrabandë ilaçesh, Tahiri tha: As përkulemi as thyemi nga dora e ndyrë e pushtetit, jemi përballë tyre. Madje nga këto sulme bastarde na bëjnë më të fortë t’i shkojmë deri në fund betejës sonë”.

Deputeti socialist premtoi se “në 23 qershor bashkë me Edi Ramën kryeministër do i japim jetë programin tonë për rilindje”

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Nëntor, 23:23

    A po japin rezultat protestat e PD-së?



×

Lajmi i fundit

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten

I mërzitur dhe me prerje në fytyrë e kokë, habit Guardiola: Doja të lëndoja veten