Rilindja shqiptare nis në shek. XVIII

Rilindja shqiptare nis në shek. XVIII
GJIROKASTER - Rilindja kombëtare shqiptare ka filluar një shekull para asaj nga ajo që ne njohim në të vërtetë, pra që në shekullin e XVIII.

Kjo dëshmi ka dalë në pah gjatë konferencës albanologjike në ambjentet e universitetit të Gjirokastrës “Eqerem Cabej”, pas kanë referuar studiues e albanologë të njohur shqiptarë, kosovarë, nga Maqedonia, si dhe dy universitete italiane.

Sipas studiuesve, ky fakt ka nxitur idenë e rishikimit të historisë së Shqipërisë të kulturës dhe letërsisë së saj.

Drejtori i Katedrës Albanologjike të Universitetit të Palermos në Itali, Matteo Mandala, (foto) i referohet mitit të origjinës së pellazgëve, një mit i shpikur në mjediset arbëreshe. Sipas tij, arbëreshët nuk mund të quheshin grekë vetëm sepse i përkisnin besimit ortodoks, por i pellazgëve duke i referohet një periudhe para shekullit të XVIII.

“Rilindja është një nga periudhat më të lavdishme që ka patur kultura shqiptare dhe për këtë arsye nuk mund të studiohet si një periudhë e caktuar me kufinj kohorë të palëvizshëm. Nga studimet tona, kemi nxjerrë në pah një material burimor shumë interesant që ka zgjeruar kufinjtë kohorë që përfshijnë edhe shekullin e XVIII, pra një shekull më parë. Nga këto burime, kemi dëshmi të pamohueshme për studimet që janë kryer në mjediset arbëreshe për gjuhën dhe kulturën mbarëshqiptare.

Një nga më interesantet, është ajo që lidhet me mitin e origjinës, siç janë pellazgët, një mit i shpikur në mjedisin arbëresh. Këtë mit e kanë shpikur intelektualët arbëreshë, duke ndjekur idenë që arbëreshët nuk mund të quheshin grekë nisur nga feja e tyre ortodokse, por ishin pasardhës të një populli tjetër jo grek, siç ishin pellazgët. Arbëreshët i kanë zgjedhur si baballarët e tyre, pikërisht për t’u dalluar nga grekët. Ky është miti që u përhap në mjediset ballkanike që nga Greqia deri në Shqipëri dhe u bë një nga mitet më të rëndësishme që ka patur kultura e rilindjes. Kështu, periudha që paraprin rilindjen është rilindja e vogël, siç është quajtur, që u zhvillua gjatë shekullit XVIII”,-u shpreh Mandala.

Dekani i Shkencave Natyrore të Universitetit “Eqrem Cabej” në Gjirokastër, Roland Zisi e ka vlerësuar këtë studim si një hap të rëndësishëm për historinë e Shqipërisë.

“Konferenca propozon një rishikim të historisë së Shqipërisë, të kulturës dhe letërsisë së saj. Ky motiv ka mbledhur albonologë të shquar në universitetin e Gjirokastrës nga vendi, Kosova, Maqedonia dhe albanologë që i kanë kushtuar jetën çështjes së identitit kombëtar dhe fillimeve të rilindjes sonë kombëtare. Morën pjesë edhe profesorë të universitetit të Palermos, Mandala dhe nga universiteti i Kozenxës në Kalabri, Francesko Altimari, të cilët këto dy dekadat e fundit, duke rivitalizuar bilbiotekat e dy kolegjeve të famshme në Palermo e Kalabri, kanë verifikuar dokumente arkivore, dokumente me rëndësi historike, të cilat i janë paraqitur e opinionit, e më gjerë për një rishikim të historisë që konsiston në thelbin se rilindja kombëtare shqiptare ka filluar një shekull më parë nga sa e kemi menduar deri më sot. Që kjo tezë të marrë pasaportë të vërtetë shkencore, kërkon shumë kohë dhe shumë punë nga ana e albanologëve”,-tha Zisi.

Sipas tij, të gjithë referimet e kumtesat e albanologëve që kanë referuar në Gjirokastër do të publikohen në një botim të plotë.

Redaksia Online
(s.g/ shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet

Vijon zjarri në Shëngjin, Report Tv sjell pamjet