Rilindja urbane, Gjermeni: Nga
sheshet qendrore drejt lagjeve
Moti i keq nuk e ka penguar Bashkinë e Gramshit të vijojë punën për zbatimin e projektit të pestë, të financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve: Rehabilitimi i bllokut të banimit në lagjen “Sporti 2”, me vlerë 65 milionë lekë.
Moti i keq nuk e ka penguar Bashkinë e Gramshit të vijojë punën për zbatimin e projektit të pestë, të financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve: Rehabilitimi i bllokut të banimit në lagjen “Sporti 2”, me vlerë 65 milionë lekë.
Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni dhe kryetarja e Bashkisë së Gramshit, Luljeta Dollani, inspektuan punimet, që konsistojnë në rikonstruksionin e fasadave të të gjithë pallateve të bllokut të banimit, rehabilitimin e ujësjellësit dhe ndërtimin e hapësirave sportive dhe atyre shlodhëse.
Janë mbi 6 mijë banorë përfitues të këtij projekti. Ministrja Gjermeni deklaroi gjatë inspektimit, se, programi “Rilindja Urbane” krahas qendrave urbane, tanimë po shtrihet edhe në lagjet e qyteteve apo në rrugët rurale.
“Rilindja Urbane nuk ka lënë cep të Shqipërisë pa ndaluar, duke financuar jo vetëm sheshet dhe qendrat urbane, por edhe në blloqe banimi apo rrugë rurale që lidhin qytetet me fshatrat. Një prej tyre është edhe ky bllok banimi.
Projektet do të vijojnë edhe për vitin që vjen duke mbështetur projektet prioritare të secilës bashki”, tha Ministrja.
Bashkia Gramsh për periudhën 2014 – 2016 ka përfituar në total 129,792,393 milionë lekë për zbatimin e 5 projekteve të infrastrukturës urbane. Katër prej tyre, mes të cilëve rikonstruksioni i sheshit qendror, kanë përfunduar.
29 miliardë lekë është fondi i investuar për periudhën 2014 – 2016 për zbatimin e 328 projekteve të infrastrukturës vendore.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Mars, 08:44
Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?
-
PS
66.5%
-
PD
13.8%
-
Partitë e vogla
19.8%
Vota total: 886
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama mbetet lideri më i besuar për shqiptarët, Berisha i dyti me 36%! Lapaj i treti, Meta në 2%! Ja shifrat për Qorin, Shehajn e Doshin
13 Mars, 22:42
-
Koalicioni i Berishës me një seri forcash politike të panjohura, shqiptarët thonë se do ndikojë në rezultatin e PD më 11 maj
13 Mars, 22:36
-
Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje
13 Mars, 22:30
-
A duhet kontroll mbi SPAK? 40% e qytetarëve shprehen pro në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:24
-
A po abuzon SPAK me masat e paraburgimit? Ja si përgjigjen qytetarët në sondazhin e Piepolit
13 Mars, 22:22
-
Sondazhi i Piepolit/ 63% e shqiptarëve thonë se SPAK është i pavarur, por 40% duan që të vihet në kontroll! Çfarë mendojnë për arrestet me burg
13 Mars, 22:17
-
Spahiu: Partitë e reja, kanë faj historik që nuk u bashkuan kundër Ramës dhe Berishës
13 Mars, 22:16
-
Sondazhi i Piepolit në Report Tv/ Shqiptarët pro mbylljes së TikTok, 56% mbështesin vendimin e qeverisë
13 Mars, 22:12
-
Aksident tragjik në aksin Bulqizë-Shupenzë/ Fuoristrada me 6 familjarë del nga rruga, humb jetën nëna! Burri, 3 fëmijët dhe e afërmja e tyre transportohen drejt Traumës (VIDEO)
13 Mars, 21:58
-
Spahiu: Disa deputet në lista Berishës ja dha Rama, sepse ja merr mbrapsht në 12 maj
13 Mars, 21:57
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i Piepolit, 52% e shqiptarëve s’kanë besim te partitë e reja opozitare! Ja shifrat për të ‘vegjlit’ që synojnë mandate më 11 maj
13 Mars, 21:47
-
Putin u shpreh i gatshëm për të diskutuar një armëpushim, Zelensky: Përgjigje evazive, ka frikë t'i thotë jo presidentit Trump
13 Mars, 21:39