'Rilindja urbane', IKMT nis prishjen e ndërtimeve në qendër të Roskovecit

'Rilindja urbane', IKMT nis prishjen e ndërtimeve në qendër të Roskovecit

Pamje nga prishja e ndërtimeve në qendër të Roskovecit

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar se ka nisur punën për prishjen e ndërtimeve në Roskovec për t’i hapur rrugë rikualifikimit të qendrës së ardhshme të qytetit.

Gjatë operacionit për prishjen e ndërtimeve, të përfshira kanë qënë forca policore dhe FNSH-të pasi ka pasur edhe forca policore që kundërshtonin prishjen e objekteve.

Sipas IKMT, në Roskovec do të prishen 32 objekte të madhësive të ndryshme dhe operacioni do zgjasë disa ditë. Sipas njoftimit, vlera e shpronësimeve shkon në 33 milion lekë të reja për 18 objektet të cilat e kanë dokumentacionin ligjor e duhur ligjor që e vërtetojnë pronësinë e tyre.

Projekti për qendrën e Roskovecit kap vlerën e rreth 300 milion lekëve të reja, do të shtrihet në një sipërfaqe prej 3,5 ha dhe parashikon rikonstruksionin e godinave, lulishtes dhe mjediseve shlodhëse për komunitetin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja